'Arbër Hoxha do jetë surprizë, Broja me patjetër në Europian'! Shpëtim Duro për Report TV: Sylvinho në një pozicion të vështirë

Kombëtaren e ndajnë 2 ditë nga ndeshja e parë miqësore kundër Kilit, që i paraprin një tjetër sfide tre ditë me vonë me Suedinë. 180 minutat do jenë në dispozicion të Sylvinho për të shuar shumë pikëpyetje, në një kohë kur shumë futbollistë po kërkojnë të jenë pjesë e Europianit.

“Si asnjëherë tjetër kombëtarja jonë ka futbollistë të cilët janë protagonistë në skuadrat e tyre. Janë në formë të shkëlqyeshme dhe përgjegjësia në këto momente, barra është shumë e rëndë për trajnerin, por në fund të fundit do vendosi dhe do bëj zgjedhjet e fundit në momentet e fundit,”-u shpreh Shpëtim Duro, trajner.

Për Report TV, trajneri me shumë eksperiencë i futbollit shqiptar Shpëtim Duro, i cili tani drejton Strugën në Maqedoninë e Veriut, thotë se surprizë e këtij grumbullimi do jetë risia e Sylvinhos, Arbër Hoxha.

“Është një futbollist të cilin unë e njoh që para 5 vitesh në Kosovë. Është një futbollist me shumë potencial dhe jo më kot është titullar në Dinamon e Zagrebit. Them që është një alternativë shumë e fortë,”-tha ai.

Pavarësisht peripecive Duro pohon se një futbollist nuk duhet të mungojë kurrsesi në Europian.

“E them me bindje që ne nuk mund të privohemi nga një futbollist si Armando Broja për ta lënë jashtë Europianit,”-deklaroi ai.

Edhe pse në grupin e Euro 2024 Kombëtarja është shortuar me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, Shpëtim Duro beson se kuqezinjtë do bëjnë surprizën.

“Unë kam mendimin se kemi tre rivalë që janë kandidatë për të fituar Europianin. Gjithsesi ne themi se do bëjmë surprizë sa i përket mënyrës së lojës, sepse e kemi potencialin. Kam besim se do jetë një kombëtare jashtëzakonisht e bukur në Europian referuar faktit se lojtarët tanë po luajnë në skuadrat më të mira të Europës,”-tha Duro.

Miqësorja e parë e Kombëtares do jetë me 22 mars në Parma kundër Kilit, ndërsa 3 ditë më vonë luhet në Stokholm kundër Suedisë.

Ne.k./S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja