Arbereshet Muzeu
dhe vlerat gjuhёsore

Arbereshet Muzeu<br />dhe vlerat gjuhёsore
SAN PAOLO ALBANESE, 10 GUSHT 2013.

Vendet, traditat dhe gjuha, kanё qenё argumenti i takimit tё organizuar nga Institucioni i Parkut Kombёtar nё Pollino, nё San Paolo Albanese, nё Muzeun e Kulturёs Arbёreshe, nё brendёsi tё “ Basilicata Naturarte” tё parqeve “lucan”

Pёrveç prezencёs sё drejtorit tё parkut Annibale Formica, i cili ka qenё edhe koordinatori i punёt e kryetarit tё Bashkisё tё komunitetit Anna Santamaria, pёrballё njё publiku shumё tё motivuar, nё kёtё takim ishte prezent me ndёrhyrjen e tij, antropologu Luigi M. Lombardi Satriani, docent nё Univerisitetin e La Sapienca nё Romё.

Pas paraqitjes sё detyrave, drejtori i Parkut, paraqiti edhe pёrfundimet e kёtij takimi: “Protagonizmit tё natyrёs, tё territorit dhe tё hapsirёs sё pёrditshme, idenё e aktivitetit dhe tё veprёs sё njeriut, njё gёrshetim mijёvjeçar, mes pasurive natyrore si “biodiversiteti” dhe vendet e jetuara dhe tё rrёfyera nga tradita. E gjitha kjo, ёshtё e lidhur me projektin “LIFE”, qё Parku i Polino-s po çon pёrpara duke i dhёnё rёndёsi vlerave tё shёrbimeve me eco-sistem dhe duke u nisur nga njё vend i fshehtё siç ёshtё San Paolo Albanese, qё arrin tё emocionojё, provokojё, vёmendjen e gjithkujt.

San Paolo Albanese ka njё rol shumё kuptimplotё nё kёtё “provokim” me muzeun, me pёrditshmёrinё dhe mbi tё gjitha me trashёgimninё gjuhёsore. E shkuara, pёrpunon termat nё specifikёn historike tё mёnyrёs sё jetesёs dhe tё vendeve tё saj dhe vetёm nёpёrmjet gjuhёs, mund tё nxjerrim pёrfundimin e historisё dhe veçantinё e saj: “Gjuha e ndёrsjellё nga gjeografia, artikulohot nё mёnyra tё ndryshme”- Kёshtu shprehet nё fjalimin e tij prof. Satriani.

Ndёrgjegjёsimi dhe rёndёsia e traditёs dhe e vendeve, i jep sens vazhdimёsisё sё kohёs, “…jemi e tashmja dhe e shkuara jonё” dhe njё ndёrgjegjёsim i tillё nuk duhet tё pёrshkallёzohet nё njё soditje tё thjeshtё estetike, por tё jetё njё projektim i asaj çka duhet tё jetё e ardhmja jonё.

Njё gjuhё, njё idiomё, njё pёrkthim, luajnё njё rol tё rёndёsishёm nё njohjen e vlerave tё sё kaluarёs, tё cilёn, paraardhёsit tanё arbёreshё e kanё jetuar dhe ne e pёrpunojmё si njё prespektivё tё ardhshme ekzistenciale.

Duke u nisur nga vepra e filozofit francez Michel Foucault(1926/1984) “ Les mots et les choses” , profesor Santriai binomit tё fjalёve dhe gjёrave, u bashkangjit lidhjen e fortё tё dy tё tjerave, vendet dhe personat: fjalёt pёrkthejnё gjёrat, gjёrat “shenjtёrojnё” vendet, materializohen nё to dhe nё fund, njerёzit tё cilёt jetojnё nga kёto tre flukse, i bashkangjisin ato me trupin e tyre: “…jemi historia jonё, njerёzit qё takojmё, emocionet qё ndjejmё, jemi edhe çka thjeshtё kemi imagjinuar…” Nuk ёshtё e nevojshme tё spostohemi nё njё vend tjetёr, tё shkojmё diku, pёr tё prekur “tё pёrtejshmen” qё imagjinojmё, e “mishёrojmё”:

Emocioni qё provon, kur kёndohet “O e bukura More si të lje, u’ më nëk të pe…” ёshtё i njёjtё me emocionin qё provuan tё parёt tanё kur e kanё parё dhe pak rёndёsi ka ku ishte dhe ku ndodhet, nё Shqipёri, Greqi apo Maqedoni, por realiteti ёshtё fjala “mall”, ai kumbim emocionesh qё “mishёrohet”.

Vendi Morea, mishёron qёllimet ekzistenciale edhe tё atij qё thjeshtё e ka parё nёpёrmjet fantazisё, ashtu siç e kishin lёnё arbёreshёt e pseё shekujve mё parё.
Gjithkush merr me vehte, nё zemёr, Itakёn e tij: Ushtari merr me vehte foton e njё personi tё dashur, nё kёrkim tё rrёnjёve dhe tё shtёpisё tё tij, ashtu edhe emigranti merr me vete zakonet, gjuhёn e tij, nё kёrkim tё “rrёnjёve”, tё Shqipёrisё sё tij.

Zakonet nuk mund tё shpiken, thotё professor Santriani, ato janё pёrpjekje pёr tё kthyer nё vepra eventet mitike, nё ngarkesёn thelbёsore tё tё pёrditshmes. Traditat dhe zakonet, krijojnё njё dramaticitet mes tё shkuarё mitike dhe tё pёrditshmes dhe mund tё kuptohet , vetёm nёse i referohemi asaj.

Qëllimi përfundimtar i muzeut nuk mund tё lihet nё vozitje tё thjeshtё tё objekteve tё ekspozuara, por nevojitet mishёrimi i identitetit kohor tё objektit, duke e pёrshkruar nёpёrmjet fjalёs dhe gjuhёs, duke e çuar vizitorin tё perceptojё objektin vetё, qё nga prejardhja e komunitetit dhe nga identiteti i tij

Njё kulturё e jetuar emocionalisht me tё kaluarёn, garanton njё qetёsi ekzistenciale nё jetёn moderne, nё veçanti pёr gjeneratat e reja, ku paraqitja e jashtme ёshtё ajo, çka bie lehtёsisht pre’ e fyerjeve tё globalizmit.
Pershtati nga
arberishtja Pietro Abitante

 
PËRKTHIMI NË GJUHËN ARBËRESHE
 
Petku i gljuhës e i tradhitavet aljbëreshe
Vljera ekomuzeale e gljuhës, e kundevet, dhe e vendevet ku ajo materializohet japen kurm raxhunavet ezistenciale edhe atyre çë i vivirnjen vetëm me fantasinë, ashtu si i vivirtin ata çë rruan më parë.

Shën Palji i Aljbëreshe, në dhjetën e gusti 2013. Vende, tradhita e gljuhë mbljuan dhiskursin çë u bë tek Muzeu i Kulturës Aljbëreshe me kauzjunën e pruxhetit “Basilicata Naturarte”, një pruxhet i gjer çë vë mbrënda të katër parqit lukanë.Bashkë me Annibale Formica, diretori i Parkut Puljin çë coordinarti konferencën, me  sinkun Anna Santamaria e me një publek shumë motivartur, konvenji klje nderuar ka antropologu, Luigi M. Lombardi  Satriani, profesor tek universitata  e Romës “La Sapienza”.

Muar fjaljën së pari diretori i parkut çë kauzoi mbi finalitat e konferencës: “ Të vëshë bashkë vendet, kundet e jetën e ngaditë çë  në ata rrealixaren me idenë e madhe  si kishteri  i shërbeu këta vende e si e ndroi naturën e tyre. E, tue zënë fill ka një vend, i vogelj e i shkret si Shën Palji, të jeshë zot të emocionarnjesh e ti hapnjeshë sytë të tjervet.

E Shën Palji ka një rroll shumë i rënd në këtë “provocazione” e  me zakonet e gljuhën të tija. Fjaljet ia japën storjen  motit çë shkoi e vendevet e tij: “La lingua mutua dalla geografia e  si articola in una maniera o nall’altra”. Këhtu hyn te dhiskursi prefesor Satriani.Të njohnjesh rënmdësinë e zakonevet dhe e vendevet i jep senx motit çë shkon  “…siamo il nostro presente e il nostro passato” e tale presa di coscienza non si deve ridurre a mera contemplazione estetica ma tradursi in progettualità con cui diventiamo anche” il nostro futuro”.

Një gljuhë, një zakon, janë domosdo nicësar për të dishë sa vljen moti çë shkoi më prindet e tanë aljbëreshë për jetën çë kemi përpara.

Tue nisur ka filosofi Michel Foucault(1926/1984)  “ Les mots et les choses”, Satriani i shton  binomit  fjalja e gjëra , njate dy,vende e njeriz: fjaljat “traduçirnjen” gjërat, gjërat “shëjtëronjen” vendet  e matrializohen tek ata e, ljurtëmu, njerzit çë vivirnjen  këta fluse i traduçirnjen te kurmi tyre: “…siamo la nostra storia, le persone che abbiamo Incontrato, le emozioni che abbiamo avvertito, siamo anche ciò che abbiamo semplicemente  immaginato…” S’ështe nicësar të veshe tek ai vend, te “ngashë”. Gjetkun çë ëndërrnjem  e “ inkorporarnjem” me zëmërën e fantasinë.

Kur këndonjem “O e bukura More, si të lje,  më nëk të pe…” mallin çë ndienjem ështe dhja si ai cë ndiejtin prindët e tanë çë ka pes sekulj çë erdhtin, ndomos  s’dihet  ka.
Ashtu si e thot Nibulli, nganjë qell kaljosh Itakën e tij: si suljdati qell fotografinë e nuses pas, tue mbajtur rrënjat e vendit tij, ahtu dhe emigranti qell bashkë zakonet e gljuhën të tija tue kërkuar Albaninë e tij. Vendet bëhen të shëjtë pse janë telji çë ljidhën motin çë shkoi me atë çë ka të vinj. “I riti non s’inventano, thot prof. Satriani, essi sono lo sforzo di stendere in azioni eventi mitici ripensati con la carica fondante del quotidiano”

Nëk sosen të veshë tek muzeu e të ruanjeshë çikaritë çë janë mbrënda pa krye e pa zëmër. Duhet të rrëmbeshë identitatën e ae çë sheht, me fjaljën e gljuhën çë i përshkruan e çë shtinjen atë çë i diuvas të ruanj mbrenda vethenit, të ndihet i vendit me prospettiva jo vetëm kulturale, po edhe ekonomike“ Non bere alla fontana del Lete, ma dissetarsi alla fontana della memoria, fërnon Prof. Satriani, non si può aver futuro e sapere dove andare se non si ha memoria del passato”

Një kulturë e rruar në nje manerë emozionale me të shkuarat, garantiren, sod si sod, një jetë më e gëzuar, më se gjithë për xheneraciunat të rea ku edonizmi e  “të dukurit” janë rizultatet më të ljigj e globalizmit.

Pietro Abitante

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen