Paraqitja pozitive e kombëtares kundër Spanjës pavarësisht se humbëm 2-1 mund të ishte më e vlefshme nëse miqësorja do ishtë zhvilluar me sistemin VAR. Në këtë 90 minutësh përveç lojtarëve të jashtëzakonshëm Spanja pati plus edhe arbitrin nga Malta, i cili nuk ishte në lartësinë e sfidës.
Janë 3 momentet më të diskutuara të sfidës ku duket se nuk ka pasur vendime të duhura.
12’ Në minutën në fjalë Ivan Balliu tregon klasin në krahun e djathtë falë teknikës duke shmangur një futbollist dhe duke futur topin në zonë për Cikalleshin, i cili merr një të shtyrë nga Eric Garsia. Në këtë moment futbollisti spanjoll nuk ka asnjë kontakt me topin dhe për shumë arbitra konsiderohet penallti.
78′ Goditje këndi për Shqipërinë, Bare harkon në zonë dhe Kumbulla kërcen me kokë, teksa topi që po shkonte drejt portës, devijohet me dorë nga Rodri. Arbitri vazhdon lojën, por kemi të bëjmë sërish me një rast për penallti të padhënë në favor të kuqezinjve.
90′ Pedri shërben te Zhordi Alba e më pas ky i fundit në zonë te Dani Olmo, që godet dhe shënon për Spanjën. Goli duhej anuluar nga anësori Spiteri, pasi në momentin e nisjes së aksionit, pikërisht pasimit të Pedrit te Zhordi Alba, ky i fundit ishte në pozicion jashtë loje.
Për ironi të fatit Shqipëria ka edhe një marrëveshje bashkpunimi me arbitrat maltez, të cilët ndoshta do marrin edhe një vërejtje të vogël nga kolegët shqiptar për këtë ndeshje ku mund të shkruanim historinë. Në tetë përballje me Spanjën Shqipëria nuk ka fituar kurrë ose barazuar, por vetëm humbur.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Liga e Kombeve/ Kosova kërkon vendin e parë, transfertë delikate në Bukuresht! Spanjës i duhet një pikë, luhet Zvicër - Serbi
15 Nëntor, 12:16
-
Kërcimtarja më e mirë e flamenkos, nga Spanja në Tiranë. Koncerti në javën spanjolle nderon viktimat në Valencia
5 Nëntor, 14:32
-
Modeli Itali-Shqipëri, më shumë se gjysma e spanjollëve mbështesin qendrat e emigrantëve jashtë vendit
24 Tetor, 19:58
-
Liga e Kombeve/ Kosova tre fitore radhazi, mposht 3-0 Qipron në ‘Fadil Vokrri’! Spanja i tregon vendin Serbisë, Zvicra e Kroacia e bëjnë dramë
15 Tetor, 22:44
-
Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve
9 Tetor, 14:01
-
Maroku do të ndërtojë stadiumin më të madh në botë, Spanja me ‘dhimbje koke’! Rrezikon finalen e Botërorit (VIDEO)
17 Shtator, 13:13
-
Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji
22 Korrik, 19:00
-
Tifozët e Barcelonës mbledhin mijëra euro për të firmosur me Nico Williams
19 Korrik, 16:06
-
Euro 2024/ Cucurella i Spanjës mban premtimin, lyen flokët me ngjyrë të kuqe
19 Korrik, 12:32
-
Nga hero në tradhtar, baskët kërcënojnë sulmuesin që i dha Spanjës trofeun e Euro 2024! E ëma s'largohet dot nga shtëpia
18 Korrik, 10:50
-
Renditja e FIFA-s/ Kombëtarja në vendnumëro pas Euro 2024, Spanja ngjitet e treta në botë! Kosova humbet pikë
18 Korrik, 10:08
-
Euro 2024/ UEFA shpall formacionin më të mirë të Evropianit, dominojnë lojtarët e Spanjës
16 Korrik, 15:15