'Arbitrit i kërkova falje, ju lutem hiqni pamjet nga ekrani'/ Presidenti i Kamzës flet pas dhunës

'Arbitrit i kërkova falje, ju lutem hiqni pamjet nga ekrani'/ Presidenti i Kamzës flet pas dhunës

Pas vlerësimit të masës së sigurisë detyrim paraqitje, presidenti i Kamzës, Naim Qarrin ka bërë mea culpa për ngjarjen e rëndë të ndeshjes Kamza-Laçi fundjavën e shkuar. “Ndjehem keq për këtë ngjarje. Nuk jam për dhunë, u kërkoj falje të gjithëve. Nuk jam njeri i dhunës”, u shpreh Naim Qarri, President i Kamzës. Ndjesa e parë e Qarrit ka qenë pikërisht ndaj arbitrit të ndeshjes Eldorjan Hamiti.

“Telefonatën e parë që kam bërë, e kam bërë për Hamitin. I kam kërkuar ndjesë. I kërkoj të gjithë mediave që të mos e përdorin si film atë pjesë. Ta heqin atë pjesë”, tha Qarri. Ndërkohë që vendimi i marrë për skuadrën e Kamzës nga FSHF për Qarrin është ekstrem. “Shpresojmë të merret një vendim më i lehtë. Të mendojnë për ata futbollistë, kanë familje, janë prindër, kanë fëmijë dhe i bëj një lutje federatës që ta rishikojë edhe njëherë këtë vendim”, tha ai.

Më i ashpër dhe deri në mosnjohjen e federatës ka shkuar aksioneri tjetër i Kamzës, kryetari i bashkisë Xhelal Mziu. “Unë dua që Federata t’i japë zgjidhje, në të kundërt nuk do të merremi më me të. Është më normale të merremi me ekipe amatore”, tha Xhelal Mziu. TCH

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 08/03/2019 21:51

    Xhelalit i takon te merret me amatoret, se dhe mandatin e ka vetem nga sigla e PD-se. Pra amator eshte dhe do mbetet.

    Përgjigju
  • Ultras Guerrils: 07/03/2019 22:24

    Tani qe zbritet ne kstegorine e dyte kerkoji falje sa te duash o z. President

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë