Çekaj: Kondili më sulmon se jam nga Tropoja dhe jo vlonjat...Siç merrni miell e grurë nga Serbia gjeni një prokuror tjetër për mua (VIDEO)

TIRANË - Arbër Çekaj, biznesmeni i cili akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në Maminas,  i është drejtuar me një kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që të marrë masë disiplinore dhe të shkarkojë prokurorin e SPAK Edvin Kondili, me argumentin se ka shpërdoruar detyrën duke manipuluar provat. Në seancën e sotme gjyqësore, Arbër Çekaj është shprehur se prokurori e ka sulm personal ndaj tij, ndërsa vetë Edvin Kondilli tha se nuk i druhet asnjë kërcënimi. 

"Kondilli e ka personale me familjen time, ai më poshtëroi babain duke hapur me dhunë kontenierin në magazinë. Kondili e ka me familjen Kuliçi dhe mbiemrin Kuliçi që kam pasur unë më herët. Unë nuk kam asnjë problem me Kondilin. Ky zotëri trafikantit nga Vlora konteinerët ja la deri në fund dhe i humbi orizi. Jam në burg se kam mbiemrin Kuliçi e jam nga Tropoja dhe jo nga Vlora. Nuk kam asnjë problem me vlonjatët, por grupet kriminale vazhdojnë trafikun dhe unë jam në burg. Çfarë grupi kriminal kur gënjyet Gjermaninë duke dhënë garanci për proces të rregullt e manipuluat provat? Siç merrni miell, grurë nga Serbia merrni edhe një prokuror për mua nëse nuk ka prokuror tjetër SPAK. Kondili fitoi vettingun e SPAK në kurrizin tim, por ja që kryetar nuk e bënë ndaj të japë dorëheqjen do ishte e ndershme", është shprehur Çekaj sot në gjyq.

I pranishëm në seancën gjyqësore, prokurori Kondilli është shprehur: "Nuk më trembin kërcënimet. Zotëri ndiq procesin dhe prit vendimin e bazuar në prova. Kërko pafajësi po do".

Gjykata rrezoi kërkesën për pezullimin e procesit deri sa të shprehet Këshilli i Lartë i Prokurorisë për kërkesën që Çekaj ka bërë duke kërkuar përjashtimin e prokurorit Kondilli. Më herët Çekaj e ka kallëzuar penalisht në SPAK prokurorin Kondilli për shpërdorim detyre.

Avokati i Arbër Çekajt, Maks Haxhia kërkoi që klientit të tij t'i hiqet masa e arrestit me burg, pasi Gjykata për Krime të Rënda tashmë nuk ekziston më duke qenë se u kthye në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Është GJKKO - tha Haxhia - që duhet të ricaktojë masën e sigurimit personal ndaj Arbër Çekajt. Por kjo këtë kërkesë u rrëzua nga gjykata.

Arbër Çekaj u arrestua në maj të 2018-tës në Gjermani. Ai është pronari i kompanisë së bananeve “Arbri Garden” në kontenierët e së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Për Çekajn prokuroria kërkoi 21 vite burg ndërsa vetë ai, në një reagim publik shpërndarë nga avokati shprehet se nuk ka lidhje me drogën, por prej vitesh ka nisur një punë të ligjshme me frutat duke pasur edhe fitime të cilat i zgjeruan aktivitetin.  

Seanca e radhës do të mbahet më 23 janar në orën 13:00, ku do të bëhet mbrojtja e avokatëve ku pritet të jepet edhe vendimi final i gjykatës.

KERKESA PER KLP

Sipas kërkesës që Çekaj ka dorëzuar në KLP, të cilën gazetari i Report Tv, Arsen Rusta e siguron, ai kërkon vendosjen e masës disiplinore ndaj prokurorit Kondili. Ai pretendon se në seancën e 20 nëntorit 2019, prokurori i çështjes Ervin Kondili "i ka paraqitur Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, fakte dhe provat të rreme që tregonin të kundërtën (pafajësinë e të pandehurve) në favorin e tij, duke shpërdoruar detyrën dhe funksionin që ai ka".

Avokati Dritan Jahaj argumenton pikat se ku janë manipuluar provat që lidhen me sistemin TIMS dhe me datat e hyrjeve dhe daljeve të Çekajt nga Rinasi.

"Nga ana e prokurorit Ervin Kondili është paraqitur prova se i pandehuri Arbër ÇEKAJ sipas Proces Verbal për Kqyrjen dhe Marrjen e Provës Materiale datë 28.02.2018, e marrë nga oficeri i policisë gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Migena Haxhi, Më datë 28.02.2018 është bërë kqyrja e të dhënave të sistemit TIMS për shtetasin Arbër ÇEKAJ dhe ka rezultuar se dalja e fundit e regjistruar është datë 12.03.2015 nëpërmjet pikës së Kalimit Kufitar Rinas dhe hyrja e fundit më datë 11.02.2018 ora 21:55 nëprmjet pikës Kufitare Murriqan.

Ky fakt është paraqitur në mënyrë të qëllimshme për të fajësuar dhe rënduar pozitën e të pandehurit Arbër ÇEKAJ, ndërkohë që nga prova e depozituar nga prokurori rezulton që dalja e fundit  e shtetasit Arbër ÇEKAJ rezulton sipas sistemit TIMS që është data 07.02.2018 ora 02:20, por nga sistemi TIMS rezulton se nga viti 2015 ky shtetas ka rreth pesëdhjetë (50) dalje jashtë Republikës së Shqipërisë dhe jo një siç ka pretenduar prokurori në konkluzionet përfundimtare ku ka kërkuar dhe dënimin e shtetasit Arbër ÇEKAJ me 21 vite burgim, bazuar mbi këtë provë", thuhet në kërkesë.

"Prokurori që ushtron ndjekjen penale, nuk ka kompetencë të ngrejë akuzën dhe paraqes provat sipas bindjes së tij të brendshme, por ai e ushtron detyrën e tij duke respektuar ligjin, Kushtetutën, Marrëveshjet Ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë. Ligji 96/2016, neni 8/a i Kodit të Procedurës Penale por edhe KED e detyrojnë prokurorin që të mbledhë dhe shqyrtojë edhe provat që janë në favor të të pandehurit", thuhet në kërkesë.

(Kliko këtu) Kërkesa e Arbër Çekajt për KLP

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cufi nga shkodra: 08/01/2020 15:29

    Se je nga tropoja prandaj ndodhesh ne burg,,ju nga tropoja jeni te mallkuar qysh ne lindje,,jeni mallkimi i ketij kombi....bashke me kosovaret.....

    Përgjigju
    • O çufo: 08/01/2020 23:23

      Ore çufo, mos te ishte malsia e Gjakoves dhe plaku nga Vlora do ti thoshe Erdoganit baba ore, mendohu ore kur flet se te marrin per lolo pastaj

    • : 08/01/2020 18:04

      Cfare eshte kjo gjuhe more vlla

  • Vlonjati: 08/01/2020 14:31

    Jo se je nga Tropoja po se je letyre e njeri me karakter te ulet qe kerkon te behesh i pasur menjehere dhe mendon se je me i zoti se ata qe punojne me djerse. Tani qe te zune po perpiqesh te lozesh karten e krahinave.

    Përgjigju
  • Tutu: 08/01/2020 13:59

    Se je nga Tropoja je bere ky qe je...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit