Ardi me lot në sy, tifozët e Tiranës nderojnë Ali Memën: Vdekja nuk është fundi … (VIDEO)

Ardi me lot në sy, tifozët e Tiranës nderojnë Ali Memën: Vdekja nuk është fundi … (VIDEO)

Ardian Mema dhe presidenti i Tiranës Refik Halili

Ndeshja e javës së 26 të Superligës mes Tiranës dhe Laçit ka nisur me një dedikim shumë të veçantë në nder të Ali Memës, ish-futbollistit të Tiranës dhe Kombëtares dhe njëkohësisht edhe i ati i Ardi Memës, trajnerit aktual të bardhebluve i cili sot është në tribunën e stadiumit pasi është dënuar nga disiplina.

 

Fillimisht kanë qenë lojtarët të cilët sapo kanë zbritur në fushë kanë vendosur buqetat me lula në mesin e tribunës përballë, ku qëndronte edhe foto e Ali Memës. Për të bërë më dëmëthënëse figurën e Aliut dhe për të ndëruar më shumë atë menduan tifozët “Fanatics”, të cilët në një banderolë kishin shkruar.

“Kur ti jeton akoma në zemrën e familjes, kujtimin e tifozëve dhe shpirtin e kryeqytetit, vdekja nuk është fundi”. Të gjitha këto detaje kanë bërë që në tribunë të dallohet Ardi i përlotur. Kujtojmë se Ali Mema ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare pas një sëmundje të rëndë që e mundonte prej vitesh.

b.ha.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë