Ardi Stefa: Po sikur të jetë skenar?

Ardi Stefa: Po sikur të jetë skenar?

Po sikur të jetë skenar arrestimi, martirizimi, heroizimi dhe qurravitja për Ervin Salianjin?

Këtë variant e diskutuam të premten kur pritej arrestimi i tij dhe nga selia blu po dilnin skenare të llahtarshme të mosbindjes civile; ndërprerjes së marrëdhënieve institucionale me mazhorancën; ngujimit si Oso Kuka, protestat masive dhe bllokimet e paralizimin e jetës në Shqipëri.

Të gjitha këto pasuan qurravitjet e Gridës dhe gridave të tjera politike nëpër studio televizive, madje si në asnjë rast tjetër, edhe vetë kryeministri reagoi nga përtej Atlantikut dy herë në lidhje me dënimin e Salianjit.

Si asnjëherë tjetër opinioni publik e politik u nda në dy pjesë.

Madje ky rast u quajt si vija e kuqe dhe etaloni i Demokracisë dhe Drejtësisë në Shqipëri ose i mungesës së apo shkeljes së Demokracisë dhe Drejtësisë.

Mijëra rreshta e qindra orë televizive u konsumuan për këtë rast.

Natyrisht që diçka këtu vjen erë.

Fronti opozitar është i përçarë në shtatë apo tetë parti e lëvizje.

Partia Demokratike kuotat i ka pothuajse në pikën zero. Elektorati dhe mbështatësit e saj po tkurren gjithnjë e më shumë. Fitorja e saj në 2025-ën është vite drite larg dhe as që i shkon në mendje edhe militarit më optimist e të verbër. “Legjenda demokratike” është në arrest shtëpiak dhe të gjitha lëvizjet dhe diskursi i tij tregojnë se është i shkëputur nga realiteti politik dhe, ndoshta, nuk e kontrollon dot më as partinë. Dhe, me sa duket, këtë gjë kanë filluar ta kuptojnë shumë veta.

Atëherë çfarë duhet bërë?

Megjithëse “legjenda demokratike” dëshiron të jetë i vetmi hero, Partisë Demokratike i duhet një “hero” tjetër.

Dhe e gjetën tek një figurë politike, e cila nuk gëzon ndonjë simpati të madhe tek demokratët apo në opinionin publik. Tek shumëpërdorimshmi, Ervin Salianji...

Dhe, megjithëse është dënuar për falsifikim provash, u duhet si “hero” atyre që investojnë tek ai!

U duhet që të jetë kondrapedali i “heroit” tjetër të ngujuar.

Dhe skenari mund të jetë: “Salianji hyn në burg. Aksionet e tij tek militarët e PD rriten, sepse hyri heroikisht e bëri burg për partinë. Bën tre ose katër muaj dhe del. Por ligji i dekriminalizimit e pengon që të kandidojë për 5 vite për deputet. Natyrisht që duhet shpërblyer. Këtu i vjen në ndihmë humbja e erishës në 2025.

Salianji dhe salianjët mbështetës e shfrytëzojnë këtë gjë dhe “Heroi që bëri burg për partinë” me bekimin edhe të Metës merr Partinë Demokratike.

Por natyrisht që PD është parti familjare. Salianji do ta mbajë PD për aq kohë sa të kalojë drejtimi “natyrshëm” tek Argita. Kështu digjen kundërshtarët e saj në PD: Belind Këlliçi dhe Gazment Bardhi!”.

Hmmm... i zymtë si skenar, por i mundshëm.

Më mirë do të ishte skenari tjetër i marrjes së PD nga Salianji që të bashkohen të gjithë kundërshtarët, por ky skenar është i pamundur!

Por mjerë ata popuj e ato parti që kanë nevojë e prodhojnë “heronj”!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/09/2024 13:20

    Njē shkrim brilant por dihet tashmē qē wc ja publike pd ēshtē nē grahmat e fundit. Gērdalla Sali sekretari partis sē sumēs [ punēs ] do shkoi dhe ai te Salinjani e aty Grida Suma do ju boi intervist Marksiste - Leniniste e Sali Bajgēn Grida Suma do ta rehabilitoi e Sali Bajga pastai zgjedhjet do i fitoi. Ura , ura , ura.

    Përgjigju
  • CHRIS: 30/09/2024 11:25

    eshte shume i sakte ky shkrim dhe me pelqejne shkrimet e zoterise sa here ai shkruan

    Përgjigju
    • Sandri: 30/09/2024 14:30

      Ky djale eshte nje nga studentet e dhjetorit qe ishte pjese e grebes se studentve, emrin e gjen kollaj tek lista Po komunistet qe ozurpuan PD I ndoqen demokratet e vertet se ky shkruan gjithmon te verteten

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

  Partitë e vogla ose pikat e ujit që do të gërryejnë dinosaurët e politikës

 Partitë e vogla ose pikat e ujit që do të gërryejnë dinosaurët e politikës