Ervin Salianji thotë se gjimnazistët dhe studentët, si kategoria më e përjashtuar nga qeveria, kanë marrë në dorë sovranitetin në qytete. Ish-deputeti demokrat bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama pasi çdo ditë që ai qëndron në pushtet, thellon krizën dhe dëmton Shqipërinë.
“Gjimnazistët dhe studentët, kategoria më e përjashtuar nga kjo qeverisje, më të braktisurit, të përçmuarit dhe të mënjanuarit nga çdo vendimmarrje, të goditur nga varfëria që ushqejnë korrupsioni dhe keqqeverisja, nga padrejtësitë, mungesa e meritës dhe promovimi i krimit e i paaftësisë, kanë marrë në dorë sovranitetin në qytete, rrugë dhe sheshe.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!
Çdo ditë që insiston të qëndrojë në pushtet përmes dhunës dhe forcës, duke shpërfillur zërin e qytetarëve, e thellon krizën, rrit kostot dhe dëmton Shqipërinë”, shkruan Salianji.
Lajmi kryesor:
Protestat e dhunshme në Tiranë, BE: Dhuna nuk ka vend në demokraci! Dënojmë me forcë përshkallëzimin shkatërrimin e pronës publike e private!










