Ardi Veliu merr pjesë në Asamblenë e 88-të të INTERPOL, Jurgen Stock rikonfirmohet sekretar: Dëshiroj të vizitojë Shqipërinë

Ardi Veliu merr pjesë në Asamblenë e 88-të të INTERPOL, Jurgen Stock rikonfirmohet sekretar: Dëshiroj të vizitojë Shqipërinë

15-18 tetor në Santiago të Kilit po zhvillohet Asambleja e 88 e Pergjithshme e Interpolit, në të cilën është rikonfirmuar në detyrë për një mandat tjetër 5 vjeçar si sekretar i Përgjithshëm i Interpolit.

Në këtë takim ishte edhe një delegacion nga Shqipëria i kryesuar nga Drejtori i Pergjithshem i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu.

Veliu, gjatë Asamblesë zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme, në interest të forcimit të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

Ai zhvilloi një takim edhe  me Sekretarin e Përgjithshem të Interpolit. Stock gjatë takimit me Veliun deklaroi se ishte në dijeni mbi punën e mirë të Policisë Shqiptare dhe vlerësoi përpjekjet e bëra nga ana e Drejtor Veliut dhe rezultatet e arritura nga ana e  Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit në përgjithesi dhe atij të organizuar në veçanti.

 Stock u shpreh se Policia e Shtetit ka mbështetjen e plotë të organizatës së Interpolit në këtë luftë. Në kuadër të bashkëpunimit shumë të mirë midis Policisë shqiptare dhe Interpol, si dhe rritjes së përkrahjes që Interpol dëshiron të japë për Policinë shqiptare, Stock shprehu dëshirën të vizitojë Shqipërinë në fillim të vitit tjeter.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë asamble delegacioni shqiptar pati takime me shumë delegacione, ndër të cilat me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane, njëkohësisht edhe Drejtor i Policisë Kriminale, Drejtoreshën e Përgjithshme të Policisë Sllovene, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Çeke, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe Zv.Ministrin e Brendshëm të Turqisë.

Në të gjitha takimet është vlerësuar bashkëpunimi dhe besueshmëria që tashmë Policia e Shtetit gëzon tek partnerët dhe kjo konfirmohet me operacionet e shumta të zhvilluara kohët e fundit me partnerët, për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Nga ana e tij Veliu edhe njëherë ka shprehur gatishmërinë dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin dhe shprehu bindjen e palëkundur se vetëm duke bashkëpunuar  mund të arrijmë rezultatet e dëshiruara në të mirë të vendeve tona.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'