Berat- Një vatër e madhe zjarri ka rënë edhe në pyllin pranë Uzinës së Poliçanit. Ngjarja ka ndodhur orët e vona të pasdites së sotme.
Flakët kanë marrë përmasa të mëdha, raporton gazetarja e Report Tv, Mimoza Sinanaj, teksa janë siguruar edhe pamjet e këtij zjarri, që vetëm rreth mesnatës është vënë nën kontroll duke nxjerrë jashtë rrezikut zonat e banuara, por vagtrat u mbajtën nën monitorim për shuarjen e plotë.
Më problematike situata ishte pranë “Zonës C” të uzinës, në të cilën ndodhen edhe magazinat me lëndë plasëse. Në vendngjarje kanë shkuar zjarfikëset, forca të ushtrisë, si dhe një helikopter i Bazës Kuçovës, për hedhje të ujit nga ajri.
Edhe kryetari i Bashkisë, Adriatik Zotka, ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka bërë thirrje për ndihmë. Gjithashtu edhe drejtori i Uzinave Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes, Ardi Veliu, ishte pjesë e aksionit në terren.
Sipas Zotkës, shpërthimi në magazina ku ndodhen lëndët plasëse, do shkaktonte rrezikshmëri për lagjen Kalluç, e cila është vetëm 200 metra larg. I zgjedhuri vendor ka qenë vetë në krye të aksionit të zjarrfikësve duke i orientuar në ndërhyrje përgjatë vatrës dhe hedhjen e ujit, si dhe këshilluar të tregoheshin të kujdeshëm nga flakët.
"Ruani veten!", dëgjohet të thotë ai.
Teksa kryen edhe telefonata të pandërprera me autoritetet qendrore, duke kërkuar ndihmë dhe ndërhyrje nga ajri.
Operacioni për shuarjen ka vijuar për disa orë, derisa zjarri u lokalizua për të mos shkuar drejt magazinave me lëndë plasëse dhe zonave të banuara. Autoritetet thanë se rreziku ka kaluar, teksa forcat vijojnë monitorimin dhe shuarjen e vatrave të mbetura. Intensiteti i flakëve ra ndjeshëm në orët e vona të mbrëmjes së sotme.
A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 08:56
A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?
-
Po
74.6%
-
Jo
18.4%
-
Nuk kam mendim
7%
Vota total: 2179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dyshohet se i preu rrugën, makina përplaset me motorin pranë spitalit të Beratit! 2 të plagosur
20 Shkurt, 14:10
-
44 vite në kampet e komunizmit, Simon Mirakaj rrëfen humbjen e nënës: ‘Nuk pa një ditë të bardhë!’ Moderatorja ‘shpërthen’ në lot
18 Shkurt, 19:18
-
‘Nga PD nuk hyn dhe del asnjë ambasador’, Salianji: Shqipëria s'mund të ndryshojë, nëse nuk ndryshojmë forcën tonë politike
18 Shkurt, 18:03
-
'Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997', Salianji-Berishës: Dorëhiqu, kë kundërshtar do zgjedhësh për kreun e PD në prill?
18 Shkurt, 17:58
-
'Shqiptarët e kanë humbur besimin te qeveria', Salianji: Rama kërkon ndryshime në ligj për të pasur garanci që të mos preket nga SPAK
18 Shkurt, 17:47
-
Ervin Salianji i kërkon dorëheqjen Berishës: Kryetari që humb zgjedhjet, largohet nga drejtimi! Të gjitha proceset brenda partisë po pilotohen
18 Shkurt, 17:44
-
Salianji do mbajë foltoren e radhës në Berat, PD e sulmon: Takim me axhendë private në shërbim të Edi Ramës
17 Shkurt, 22:30
-
Dimal/ Tokat nën ujë, pranvera mund të shkojë pa të mbjella! Banorët: Asnjë ndihmë nga shteti
15 Shkurt, 10:48
-
Shën Valentin dhe në paraburgimin e Beratit, të izoluarit takohen me bashkëshortet e tyre! Mesazhe dashurie, lule dhe festë
14 Shkurt, 15:45
-
50-vjeçari humbi jetën pasi ra nga skela, arrestohen 2 personat që e paguan për rikonstruksionin e një banese
13 Shkurt, 11:59
-
Tentoi të hidhej nga vinçi, flet 40-vjeçarja: Nuk kisha zgjidhje tjetër, më hoqën nga puna se kërkova rrogën
12 Shkurt, 15:49
-
Dy muaj pa marrë pagën, punëtorja e pastrimit në Kuçovë tenton vetëvrasjen! Ngjitet në kullën më të lartë të ish-Uzinës: Më hoqën nga puna
12 Shkurt, 14:03