I njohur kryesisht në Gjermani për talentin e tij, këngëtari me origjinë kosovare Ardian Bujupi ka publikuar një këngë dhe klip të ri me titull “All night”.  

Këtë herë Bujupi ka vendosur të bashkëpunojë në klip me dy nga emrat e dëgjuar të muzikës shqiptare Samanta Karavella dhe Ronela Hajati.

Vajzat shfaqen si dy agjente mjaft seksi. Kënga vjen nën ritmet hip-hop dhe Bujupi këtë herë ka zgjedhur si bashkëpunues reperin LINDVR.

Në vetëm pak ditë nga publikimi kënga ka nsiur të klikohet dhe komentohet nga fansat jo vetëm të Bujupit por edhe të Karavellës dhe Hajatit.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)