Këngëtari shqiptar me famë evropiane, Ardian Bujupi, që në orët e para të daljes me shitjet e albumit të tij ka arritur të zë vende në top 10 të klasifikimeve të shitjeve në Gjermani dhe në Zvicër.
Albumi “Ardicted” i cili kushton 14 euro për t’u blerë në iTunes s’ka kaluar as 24 orë dhe ka filluar të shitet me të madhe.

Kështu që, në Zvicër albumi ka arritur vendin e tretë qysh në orët e para dhe shumë shpejt pritet të jetë në vendin e parë të ranglistës së shitjeve në iTunes.
Nga ana tjetër, në Gjermani që në orët e para ka arritur vendin e shtatë, që flet më shumë për ecurinë tij dhe atë që mund të pritet prej tij deri në fund javës – një klasifikim më lart në Gjermani, pavarësisht faktit se albumi kushton mjaft shtrenjt dhe nuk është ‘single’ që do shitej më lehtë.
Redaksia Online
Marrë nga numri i sotëm i gazetës së përditshme të printuar “Shqiptarja.com”
/Shqiptarja.com