Ardian Civici jep dorëheqjen nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë

Ardian Civici, anëtar i Këshillit Mikqyrës së Bankës së Shqipërisë jep dorëheqjen nga ky post.

Përmes një letre dërguar Kuvendit të Shqipërisë, Civici shpjegon arsyet e dorëheqjes së tij nga ky post.

Në letrën dërguar Kuvendit, Civici shpjegon se dorëheqja u bë për t'i hapur rrugë ristrukturimit të Bankës së Shqipërisë.

Një ditë më parë z. Civici u paraqit në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e shqipërisë.

Adrian Civici është Doktor në Shkencat Ekonomike akorduar nga ENSA, Montpellier (Francë, 2002) dhe doktor në ekonomi agrare akorduar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (Tirane, 1989). Në vitin 1995 merr titullin "Profesor i Asociuar" dhe nga viti 2011, mban titullin "Profesor" në shkencat ekonomike.

Prof. Adrian Civici është rizgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në dhjetor të vitit 2011.

  • Sondazhi i ditës:

    Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?



×

Lajmi i fundit

Samiti në Moskë, mediat: Xi Jinping do të telefonojë Zelensky pasi të flasë me Putinin