TORINO, Itali - Ardian Ismajli zyrtarisht është prezantuar te Torino me një video ku është pyetur më shumë për jetën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares, këtë verë la Empolin dhe u bashkua me Torinon në Serie A. Në fjalët e tij, 28-vjeçari tha se ndihet si kapiten kur del në fushë, edhe pse pa shiritin në krah.
“Jam këtu prej disa javësh dhe ndihem shumë mirë. Qyteti më pëlqen shumë, edhe bashkëshortes sime. Torino është një klub me histori dhe tifozë të jashtëzakonshëm, prandaj kur më kontaktuan, nuk hezitova”, u shpreh ai.
I lindur në Kosovë, Ismajli foli edhe për rrënjët dhe familjen e tij.
“Jemi tre fëmijë, babai merret me politikë, vëllai është polic, por më parë ka luajtur futboll, ndërsa motra eksperte IT", tregoi ai.
Sa i përket rolit në skuadër, Ismajli tha se ndihet gjithmonë si lider.
“Jam ndjerë gjithmonë kapiten edhe pa shirit. Me Shqipërinë pata nderin ta mbaj shiritin, një moment historik për familjen time. Dua t’i ndihmoj të rinjtë, sepse vetë kam kaluar vështirësi dhe di si t’i përballoj”, vijoi mbrojtësi.
Ismajli e konsideroi Serie A si realizim ëndrre.
“Ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë. Jam gati të përshtatem si në mbrojtje me tre ashtu edhe me katër lojtarë. Mesazhi për tifozët? Luftëtarët nuk dorëzohen kurrë. Ky është shpirti që do të jap gjithmonë në fushë me fanellën e Torinos”, mbylli prezantimin Ismajli.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
15.1%
-
Jo
76.6%
-
Nuk kam mendim
8.4%
Vota total: 1241
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
44 vjeçari shqiptar grabit bazilikën në Bolonja të Italisë, identifikohet dhe kapet 1 muaj më vonë në Slloveni
5 Prill, 14:40
-
De Laurentiis s'e ndalon, Antonio Conte në 'pole' për stolin e kombëtares së Italisë! Tejkalon Mancinin
5 Prill, 13:23
-
Renditja/ Fiorentina dhe Sassuolo marrin tri pikë në Serie A, Lazio ndalet 1-1 nga Parma! Sot në mbrëmje spikat Inter - Roma
5 Prill, 11:07
-
Muzeu i Firences nën sulm kibernetik, hakerat depërtojnë kudo: 300 mijë euro ose publikojmë të dhënat! ‘Blindohen’ veprat e artit
4 Prill, 18:30
-
Mungesa e karburantit, kufizohen fluturimet në 4 aeroporte në Itali! Kompanitë low-cost: Rrezik për furnizim nëse Hormuzi mbetet i mbyllur deri në maj
4 Prill, 15:07
-
Skandali në Itali, futbollistët e kombëtares kërkuan 300 mijë euro për kualifikimin në Kupën e Botës 2026! Ndërhyrja dhe vendimi i Gattusos
4 Prill, 12:13
-
Kërcënonte me vdekje pronarët e një lokali në Itali, policia arreston 42-vjeçarin shqiptar
4 Prill, 07:41
-
Vatikan/ Udha e Kryqit, Papa Leone XIV dhe mesazhi për luftën: Çdo autoritet do të duhet t’i përgjigjet para Zotit për mënyrën se si e ushtron pushtetin e marrë
3 Prill, 22:43
-
Ylber Ramadani ka shumë fansa në Serie A, Torino pas mesfushorit të Kombëtares
3 Prill, 15:56
-
Trafik droge dhe tribunat e 'San Siros', Luca Lucci, ish kreu i grupimit ultras të Milanit dënohet me 18 vite e 8 muaj burg
3 Prill, 14:22
-
Zyrtare/ Trajneri Gennaro Gattuso jep dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares italiane të futbollit: Zemërthyer, ishte një nder
3 Prill, 13:45
-
Revolucion në futbollin italian, pas Gravinës dorëhiqet edhe Gigi Buffon: Kemi dështuar
3 Prill, 08:47