Shqipëria ka të gjitha mundësitë që të ofrojë turizëm jo vetëm në sezonin veror por gjatë të gjithë vitit. Drejtori i agjencisë kombëtare të turizmit ardit Çollaku thotë se politikat e turizmit po orientiohen drejt turizmit pa përcaktime kohore.
 
“Mendojmë që këtë sezon duhet ta hapim më shpejtë se vitet e tjera. Vëmëndja më e madhe ka qenë te bregdeti por qeveria shqiptare ka ndërrmarrë një nisëm që ta nxisi sektorin e turizmit dhe ta fusi si një sektor prioritar tashmë në një nga sektorët kryesor për zhvillimin e ekonomisë së vëndit dhe pikërisht për këtë arësye ne duam të zhvillojmë një turizëm të qëndrueshëm gjithpërfshirës i cili të jetë gjatë gjithë periudhës vjetore dhe të mos fokusohet vetëm te ajo periudha e sezonit të verës.”-shprehet Collaku
 
Ligji i turizmit i miratuar vitin e shkuar sipas Çollakut do japë frytet e para këtë vit.
 
“Ligji 93 i 2015 është një ligj që i hap tashmë rrugën përmisimit të këtij sektori. Një nga pikat kryesore të këtij ligji është dhe ai e cila Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit do të ngrejë një komision përkatës për çertifikimin e hoteleve. Eshtë një komision i cili do të merret me ngritjen e një grupi vlerësuesish për hotelet.”-tha ai
 
 Para çeljes së sezonit turistik kreu i agjencisë kombëtare të turizmit thotë se ka nisur puna edhe për promovimin e shqipërisë nëpër panairet ndërkombëtare.
 
“Për vitin aktual ne do të kemi një fond të konsiderueshëm për promovim. Kemi filluar të kemi një promovim dhe siç e keni vënë re dhe mediat e huaja dhe gazetat e huaja kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë për shqipërinë. Eshtë një vënd shumë tërheqës, është një vënd për tu zbuluar dhe puna jonë është ta bëjmë akoma më mirë promovimin e imazhit të vendit tonë.”-

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)