Ardit Gjebrea: "Asgjë
nuk është si më parë"

Kantautori dhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea ka ndarë me fansat e tij një shqetësim, që nuk i përket ndonjë problemi social apo të prekshëm të realitetit tonë, por diçka tjetër më makro.

Bëhet fjalë për motin dhe faktin se si ai ka ndryshuar.  

Këtij fenomeni ai i ka kushtuar këtë status: “Po bëhem gati të dalë, më duhet të kaloj pak nga Pallati i Koncerteve për të përgatitur netët finale të “Këngës Magjike”. Për 15 vjet i njëjti ritual, por sot po reflektoj me zë për NDRYSHIMIN E MADH!

Vite më parë, në të njëjtën ditë pothuaj, vishja një këmishë, një pulovër, çorape të trasha e këpucë shpesh me qafa, me xhup dimri. Çadra ishte pjesë e pandarë e ditëve dhe avulli që dilte nga frymënxjerrja, fillonte i zbehte e deri në netët finale bëhej i lexueshëm tek çdo artist që shpesh e mbulonte me shallin e trashë duke ruajtur veten nga ndonjë grip sezoni.

Ndërsa bukurisë së ftohtë, i doja shumë majën e Dajtit të zbardhur nga bora. E sot?! Asgjë nuk është si më parë. Çfarë ka ndodhur me kohën? A është normale e gjitha kjo?:- ka shkruar Arditi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë