Ardit Gjebrea në finalen e 'Eurovision 2024', producent i Gjeorgjisë

Ardit Gjebrea në finalen e 'Eurovision 2024', producent i Gjeorgjisë

Ardit Gjebrea në Eurovision

Shqipëria nuk u kualifikua në finalen e "Eurovision 2024", por një shqiptar arriti ta prekte atë.

Bëhet fjalë për Ardit Gjebrean, i cili ishte producent i përfaqësueses së Gjeorgjisë, Nutsa.

Ndërkohë kompozitore ishte edhe një tjetër shqiptare, Ada Satka, e cila jeton në SHBA, së bashku me kompozitorin Darko Dimitrov.

Kënga "Firefighter" e kompozuar nga ata bëri që Gjeorgjia të shkonte në finale pas 7 vitesh.

"Mbrëmjen që përmes një telefonate, Nutsa më ftoi si producent artistik të projektit Eurovision 2024 për Gjeorgjinë, u entuziazmova, por edhe u mendova gjatë...

Gjeorgjia prej 7 vitesh nuk hynte në finalen e Eurosong dhe për mua ishte sfidë, por siguria ime ishte vetë Nutsa.

Detaje ka plot, madje dhe shumë të bukura, punë pafund, por e rëndësishme ishte që ky të ishte një projekt ndërkombëtar, ku Shqipëria të ishte zemra e Gjeorgjisë. Dhe në fakt, Natia Mshvenieradze - Kryetare e Delegacionit Gjeorgjian kështu më thotë: "Ardit, ti je zemra e skuadrës tonë!"

Në këtë projekt zbulova një kompozitore shqiptare të super talentuar Ada Satka, e cila jeton në USA dhe tashmë edhe në Shqipëri, dhe bashkë me mikun dhe bashkëpunëtorin e shumë artistëve shqiptarë Darko Dimitrov, u krijua kënga "Firefighter".

Miguel dhe Nick, dy Balerinë që kanë qënë në Kënga Magjike 2019, së bashku me Luigi, Andrea, Dlova dhe Dante, formuan ekipin koreografik me të cilin u punua për çdo detaj. Dhe qershia mbi tortë (meritë e Nutsës) ishte Drejtori Kreativ i skenës, Sagiv Karpel - i American Idol 2023. Dhe ja ku jemi sonte në natën Finale! Ja dolëm te jemi! Bëmë zgjedhjet e duhura, sepse kënga është projekt, i cili kurohet në çdo detaj, pa folur për punën aq profesionale të PR që bën Lasha Kapanadze. Jemi një skuadër me një artiste të jashtëzakonshme! E kush nuk dëshiron të fitojë një Festival?!

Por ajo që i thashë Nutsës mbrëmë pas provës së përgjithshme të Finales ishte: "Festivali për ty ka mbaruar, ti je ajo që të gjithë të duan për artisten dhe njeriun që je. Jam i sigurt që do të të ftojnë ngado, sidomos në aktivitetet e mëpasme të Eurosong. Gjurma që po lë, është e jashtëzakonshme dhe nga nesër, fillo të mendosh për gjurmët e reja", shkruan Arditi në Instagram përkrah fotos me delegacionin e Gjeorgjisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

“Sa kanë flokë ata, aq shkolla e kopshte kemi bërë”, Veliaj sulmon opozitën: Alternativa e tyre në 2024-ën djegia e gomave e molotovët

“Sa kanë flokë ata, aq shkolla e kopshte kemi bërë”, Veliaj sulmon opozitën: Alternativa e tyre në 2024-ën djegia e gomave e molotovët