Një lukuni fyerjesh janë lëshuar sot në drejtim të shqiptarëve qe mbushën sallën e “Christmas Theatre” në Athinë, teksa mbërrinte qeveria shqiptare. Emra të opozitës së rithemeluar me në krye Gazment Bardhin kanë bërë atë që as vetë Kyriakos Mitsotakis nuk e artikuloi, edhe pse vizitën e Edi Ramës s’do ta dëshironte.
Në mënyrë pësore, Bardhi me shokë kanë akuzuar shqiptarët e Greqisë se shkuan në takim për koncertin, duke ua ulur dinjitetin përdhe. Sikur të mos mjaftonte kaq, disa “analistë të pavarur” krejt “rastësisht” mendojnë njësoj si Rithemelimi, se shqiptarët nuk kanë asnjë arsye për të qenë krenarë sot.
Ky nuk është një shkrim për të bërë një pasqyrë sesi ngjan një qeveri shqiptare me dhe pa Ilir Metën pjesë të saj. Apo sesi ngjan me fytyrat e ministrave të Sali Berishës. Në fakt duhet ta shohësh Shqipërinë me sytë e tyre që të jesh 100% krenar për këtë vend. T’ia kesh marrë të gjitha deri në qindarkën e fundit dhe me grykësinë e pashoqe të kërkosh rikthimin në pushtet për herë të disatë që t’i bluash dhe kockën pasi i ke ngrënë mishin. Por përtej kësaj, po aq shqetësues është cinizmi i opozitës me apo pa vulë.
Edhe pse në sallën e Athinës s’kishte asnjë flamur të Partisë Socialiste, këta kërkojnë t’i futen një gare pa kokë me deklarata idiote. Fabula është e thjeshtë: Tani është radha e Saliut dhe Ilir të shkojnë në Athinë e të tregojnë forcën, meqenëse këta ishin shqiptarë të gënjyer nga Noizy. Madje mund t’i kërkojnë Mitsotakisit t’ua mbushë sallën meqenëse kanë atë marrëdhënien treshe me Belerin.
Por sot, këta të varurit dhe të pavarurit kanë hedhur edhe akuza pse Edi Rama nuk foli për votën e emigrantëve. E gjitha kjo sikur të ishin qorrë e s’e shohin se Edi Rama mblodhi 10 mijë shqiptarë të Greqisë vetëm në një qytet të vendit fqinj. Dhe kjo vjen nga ata që në Komisionin e Reformës Zgjedhore kërkojnë veç pazare se kujt i përket vula e komisionerit derisa e dështuan.
Sot, opozita duhet të thotë shyqyr që s’votojnë emigrantët. Se përndryshe veç me votat e Greqisë, do ta kishin Edi Ramën edhe pesë mandate të tjerë në pushtet. Po këta edhe matematikën e dinë opinion./ JavaNews
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
Vota e emigranteve nuk ngre ndonje pale. Ata jane te ndare ne bindjet e tyre majtas dhe djathtas sic kane qene ne shqiperi para se te iknin. Ai qe kerkon vota jashte lodhet kot.
PërgjigjuVetëm titullin kam lexuar por di të them dhe të të argumentoj pa propagandë se popull më injorant se greku nuk ka në rruzillin tokësor dhe kjo pasqyrohet mjaft mirë nga shkrimi yt, emigrantët tanë, opozita dhe normalisht krymenistri që faljen e cila duhej të ishte dorëheqje e kërkoi në atë vend të mallkuar. Shqipëtarët o sot o kurr duhet të ngrihen dhe të përcjellin në botën tjetër këtë klasë të kalbur politike duke e nisur nga spiunat më të poshtër(sala&iliri,etj..) pas kryespiunit(enver)që i trajnoi. Vdekje tradhëtarëve të njerëzimit se Shqipëria kurr nuk ua dha besën këtyre mbetjeve far keqe pa pik morali e identiteti.
Përgjigju