Refugjatët 'thyen' kufirin, Veliu ndërron kupolën: Impuls të ri luftës kundër trafiqeve dhe kanabisit (EMRAT)

Trafiku i refugjatëve nga Lindja e Mesme që Shqipërinë e kanë kthyer si han pa porta për të kaluar në vendet e Bashkimit Evropian, ka sjellë ndryshime të drejtuesve të pikave kyçe kufitare që ata shfrytëzonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme.

Kryepolici Ardi Veliu ka firmosur ndryshimin e drejtorit të Kufirit të Korçës, duke ia besuar ruajtjen e tokës së parë që klandestinët shkelin, Andon Markut, ish-drejtor i Policisë së Fierit. Ndërkohë nga kufiri i Korçës, Arben Joca merr detyrën e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër.

Në Tiranën që refugjatët sirianë synojnë të futen në kampin e azilkërkuesve në Babrru, e që shpesh edhe përfundojnë duke kërkuar lëmoshë nëpër rrugë, Ardi Veliu ka emëruar në drejtorinë e Kufirit, Arben Ibron i cili zë vendin e drejtorëshës së pezulluar, Enkeleda Toska, pikërisht pas përfshirjes së saj në trafikun e arabëve.

Ndërsa lëvizje kishte dhe në policinë kufitare të Vlorës ku u emërua Mirash Loci, deri tani specialist në Departamentin e kufirit që zuri vendin e Luan Hysenajt i cili u transferua dhe emërua në shef  sektori në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

Ndryshime ka pësuar edhe kupola e drejtorive vendore të policisë. Në Korçë, drejtor policie u emërua Ferdinand Mara, i cili vjen nga radhët e kabinetit të drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe që pason në këtë detyrë Lorenc Panganikën.

Me ikjen e Andon Markut në kufirin e Korçës, vendin e tij në drejtorinë vendore të Fierit,  e zë Bledar Çeliku, deri më herët në drejtorinë kundër trafikut e narkotikëve.

Ndryshimeve nuk i shpëtoi as qarku i Beratit ku u emërua Neritan Nallbati në vend të Hasan Ahmetit  që më parë mbante postin e drejtorit të standardeve.

ReportTV mëson se këto nuk janë të vetmet lëvizje në policinë e shtetit pasi në “lupën” e kryepolicit Veliu janë edhe disa drejtues të tjerë në radhët e uniformave blu.

Policia e Shtetit thekson se ndryshimet janë bërë me qëllim për t'i dhënë një impuls të ri luftës kundër krimit, trafiqeve të paligjshme dhe kultivimit të kanabisit. "Me qëllim dhënien e një impulsi të ri luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, goditjes së kultivimit të kanabisit dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt shoqëror Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, mëngjesin e sotëm, ka firmosur lëvizjet në disa drejtori vendore dhe atyre të kufirit.

Policia e Shtetit vijon punën dhe është tërësisht e angazhuar për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet dhe fton qytetarët që bashkërisht të punojmë për të krijuar një ambient shoqëror sa më të sigurt" thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Lëvizjet në Policinë e Shtetit
Drejtues Ferdinand Mara nga këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar Drejtor i DVP Korçë.

Lorenc Panganika, deri tani drejtor në Korçë, transferohet dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Neritan Nallbati nga drejtor i Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit është emëruar Drejtor në Berat.

Hasan Ahmetaj, deri tani drejtor në Berat, transferohet dhe emërohet drejtor në Drejtorinë e Kufirit pranë Departamentit për Kufirin edhe Migracionin.

Kryekomisar Arben Joco, deri tani drejtor i drejtorisë së Kufirit Korçë, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë së Kufirit Gjirokastër.

Kryekomisar Idajet Hoxha, deri tani drejtor në drejtorinë e Kufirit Gjirokastër, transferohet dhe emërohet specialist në Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtues i Parë  Bledar Çeliku nga Drejtor në Drejtorinë kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale emërohet Drejtor i DVP Fier.

Kryekomisar Andon Marko deri tani Drejtor i DVP Fier transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë së Kufirit Korçë.

Kryekomisar Arben Ibro, me detyre asistent në Departamentin e Ruajtjes dhe Sigurisë në Akademinë e Sigurisë, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë së Kufirit Tiranë.

Kryekomisar Mirash Loci, deri tani specialist në Departamentin e Kufirit, transferohet dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Kufirin Vlorë.

Kryekomisar Luan Hysenaj, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Kufirit Vlorë, transferohet dhe emërohet Shef Sektori në Drejtorinë për Kufirin dhe Migracionin Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juristi: 11/06/2020 18:20

    Kujdes me kupolen , kupola eshte vete babloku.

    Përgjigju
  • Elton: 11/06/2020 15:12

    O ty t kan rën n qafë po ti sje për at pun jooo...pse se shkrin komisariatin e Vlorës????ku i ke syt,t kan plasur????Apo duhet t ndodh ndonjë gjë më e madhe...???

    Përgjigju
  • Niko: 11/06/2020 12:16

    Po vete kur do pirdhesh o veli se e ke dhjere karrigen e dr pergjithshem?

    Përgjigju
  • Vlora: 11/06/2020 11:44

    Bravo tani na shpetove po ndro plerate komasarative brenda nga shefa krimeah shefa komisariatesh drejtora qe jan qelbur kok e kemb ca ndron kufiri oi leshit po kufiri. E vlores e ke haruar po se di pyes veten pse ne komisariat te vlores spreket asnjeri cudi

    Përgjigju
  • ervin: 11/06/2020 11:36

    Prape I ricikluat mafiozet si bled celiku, klyshi fred mara dhe xibraksin Neritan Nallbati…. po beheni gati per zgjedhje… te vidhni edhe me bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja