TIRANE-Vijojnë punimet për ndërtimin e stadiumit kombëtar të futbollit ‘Arena Kombëtare’. Në videon e fundit të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit duket se stadiumi ka marrë formë dhe punimet janë drejt përfundimit. Konstruksioni i betonit, ai metalik dhe tribunat thuajse janë mbaruar. Sipas ritmeve parashikohet që në mesin e vitit tjetër të 2019 gjithçka mund të jetë gati për të prerë shiritin e përurimit.