Pas Gjermanisë dhe Brazilit që siguruan gjysmëfinalet e Kupës së Botës sot është radha e Argjentinës dhe Holandës. Në vigjilje të çerekfinales ndaj Belgjikës trajneri i Argjentinës Sabella paralajmëron kundërshtaret dhe shprehet se pse skuadra e tij nuk është shprehur në maksimum: Nuk kemi luajtur ashtu si do donim pasi nuk kemi prekur nivelin që prisnim. Kemi fituar me rezultate të ngushta por ky është një Botëror i ekuilibruar. Sabella nuk nënvlerëson Belgjikën. Duhet të kemi kujdes sepse Belgjika ka individualitet të mirë dhe është një skuadër shumë e fortë”,-përfundon trajneri i amerikano-jugorëve.
Në kampin e Belgjikës trajneri Vilmots është i qetë dhe pret më shumë nga ylli i skuadrës së tij Eden Hazard. Ai sqaron: Një skuadër futbolli nuk është një apo dy lojtarë, por është grup. Argjentina ka lojtarë të tjerë që i shërbejnë Messit”,- përfundon Vilmots.
Argjentinë-Belgjikë luhet në orën 18:00 në Estadio Nacional në Brazilia dhe do gjykohet nga italiani Rizzoli.
Në mbrëmje është radha e Holandës që përballet në Arena Fonte Nova në Salvador me Kosta Rikën. Trajneri i portokallinjve Van Gal në konferencë thotë: Krahasuar me një ndeshje më parë besimi është rritur së tepërmi, por nuk duhet të nënvlerësojme Kosta Rikën, pasi objektivi që kemi është madhor të fitojmë Kupën”, - përfundon strategu i tulipanëve. Në kampin e Kosta Rikes trajneri Pinto provokon duke thënë se lojtarët e tij duhet të kenë kujdes nga simulimet e Robben.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO