BUENOS AIRES- Të paktën 18 persona kanë mbetur të vdekur në një aksident rrugor në Argjentinë.

Aksidenti ndodhi në qytetin e Mendoza-s kur një kamion i vjedhur i cili udhëtonte në korsinë e gabuar përplasi një autobus.

Sipas të dhënave, kamioni i vjedhur kishte targa braziliane.

Shumica e viktimave humbën jetën pasi autobusi dhe kamioni morrën flakë menjëherë pas përplasjes. Dëshmitarët e ngjarjes treguan se disa persona u munduan t’u shpëtojnë flakëve duke u hedhur nga dritaret e autobusit.

Sipas autoriteteve 30 udhëtarë gjendeshin në autobus në momentin e aksidentit.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)