Trajneri i Argjentinës Alejando Sabella karikon skuadrën në prag të përballjes me Zvicrën e vlefshme për fazën e një të tetave të Kupës së Botës.
 
“Tashmë fillon një fazë në të cilën nuk mund të gabosh. Pavarësisht humorit të mirë të lojtarëve të mirë duhet të jemi maksimalisht të përqëndruar.” tha Sabella. I pyetur për Messin, Sabella sqaron:
 
“Messi po bën një Botëror të madh ashtu siç të gjithë prisnim. Maradona ishte një lojtar vendimtar ashtu siç është edhe Leo." tha trajneri i Argjentinës. Në kampin e helvetëve trajneri Hitcfeld dëshiron ta shijojë përplasjen me Argjentinën.
 
“Nëse çdo lojtar bën një performancë speciale do të kemi shanset tona dhe unë kam besim se lojtarët e mi do arrijnë të bëjnë një superndeshje.” përfundon Hitcfeld.

Argjentine-Zvicër luhet në orën 18:00 në Sao Paolo dhe është edhe një duel Messi-Shaqiri.

Në mbrëmje Belgjika përballet me Shtetet e Bashkauara të Amerikes. Trajneri Mark Vilmots në konferencë thotë se tashmë një tjetër turne po fillon dhe se lojtarët e tij janë të uritur për të arritur në çerekfinale. Në kampin e amerikanëve trajneri Klinsman vlerëson paraqitjen e bërë në fazën e grupeve dhe tashmë sqaron se kjo skuadër kërkon më shumë duke kaluar edhe Belgjikën. Belgjikë-Shtetet e Bashkuara luhet në orën 22:00 në Arena Fonte Nova në Salvador.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)