BUENOS AIRES - Mëngjesin e sotëm me orën shqiptare, Argjentina fitoi 2-1 miqësoren kundër Mauritanisë. Lionel Messi luajti gjithë pjesën e dytë në stadiumin mitik 'La Bombonera', i cili u mbush nga më shumë se 57 mijë tifozë.

Ndeshja nisi me vendasit më kërkues, teksa kampionët në fuqi të botës shënuan dy gola në harkun e 15 minutave. Fillimisht Enzo Fernandez gjeti golin e parë në minutën e 17-të, ndërsa Nico Paz shënoi të dytin në minutën e 32-të nga goditja e dënimit. Ky ishte goli i parë për të me fanellën e kombëtares argjentinase.

Goli i nderit për miqtë u shënua nga Jordan Lefort në shtesën e katërt të ndeshjes. Më i miri në fushë ishte ylli i Comos, Nico Paz, ndërsa Lionel Messi nuk la gjurmë me gol apo asist.

Lionel Messi kërkohet nga të gjithë

Në fundin e ndeshjes, lojtarët e Mauritanisë pritën jashtë dhomës së zhveshjes së Argjentinës vetëm për të takuar Lionel Messin. Pas ndeshjes speciale në 'La Bombonera', të gjithë kërkuan një foto me të. Ky moment flet më shumë se çdo fjalë.

Lojtarët e Mauritanisë duke pritur për një foto me Leo Messin