Argjentina hakmerret në miqësore
ndaj Gjermanisë duke i bërë poke

Argjentina hakmerret në miqësore<br />ndaj Gjermanisë duke i bërë poke
Argjentina hakmerret ndaj Gjermanisë për humbjen e finales së Kupës së Botës duke fituar ndeshjen miqësore me rezultatin 2-4. Ndryshe nga sfida finale e “Maracana” miqësorja dhuroi më shumë gola, pasi ishte më e hapur nga të dy ekipet që menduan më shumë për spektaklin.

Heroi i Argjenitës dhe trajnerit Martino që e nisi me fitore, ishte padyshim Angel Di Maria, i cili dhuroi tre asiste dhe shënoi një gol. Madje miqtë surprizuan kampionët e Botës, pasi në 50’ u shënuan 4 gola me Agueron në 21’, Lamela 40’, Fernandez 47 dhe Di Maria 50’ duke shfryrë gjithë inatin për humbjen e trofeut të artë më 13 Korrik.

Pas 4 golave, Gjermani u zgjua duke shënuar dy herë me Schuerrle 52’ dhe Goetze 78’ duke ngushtuar rezultatin, por nuk shmangën turpin. Vlen të theksohet edhe ceremonia në nder të kapitenit Lahm, i cili u larguar nga kombëtarja si kampion bote.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin