Federata e Argjentinës në Futboll ka vendosur të heqë nga qarkullimi fanellën me numrin 10 që mban Lionel Messi, kur kapiteni i "Albicelestes" të largohet nga futbolli i luajtur.
Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Claudio Tapia, kreu i federatës. "Pleshti" kërkon të fitojë një tjetër Kupë të Amerikës me të tijtë dhe për këtë ka lënë grumbullimin me Inter Miamin, duke munguar shtatë takime për ekipin nga MLS amerikane e futbollit.
“Kur Messi të thotë lamtumirë, nuk do të lejojmë që dikush tjetër të veshë numrin 10 pas tij. Për nder të tij, fanella me atë numër do të tërhiqet nga përdorimi. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të”, tha Claudio Tapia, president i Federatës Argjentinase të Futbollit.
Leo Messi ka shënuar 106 gola në 180 paraqitje me fanellën e Argjentinës dhe është e qartë se një lojtar si ai nuk do të lindë, të paktë për një kohë të afërt.