Argjentina kalon në çerekfinale
me drithërima, eliminohet Zvicra
Argjentina është ekipi i radhës që kualifikohet në çerekfinalet e kampionatit botëror të Brazilit, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin minimal 1-0 pas 120 minutash lojë.
Argjentina është ekipi i radhës që kualifikohet në çerekfinalet e kampionatit botëror të Brazilit, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin minimal 1-0 pas 120 minutash lojë. Heroi i takimit ishte Angel Di Maria që arriti të zhbllokonte shifrat pas 118’ minutave.
Pavarësisht eliminimit, Zvicra largohet me kokën lart nga kampionati botëror, pasi arriti të realizonte një paraqitje shumë të mirë edhe përballë pretendentëve të Argjentinës duke i vendosur në vështirësi.
Ndeshja nisi e mirë për Zvicrën që zbriste në fushë me boshtin e një ekipi të formuar nga shqiptarët. Granit Xhaka kishte rastin më të mirë për të kaluar në avantazh ‘helvetët’ por nuk arriti që të finalizonte me sukses duke humbur një mundësi të artë, teksa Messi ishte i markuar mjaft mirë nga skema e trajnerit Hizfeld. Në fraksionin e dytë, argjentinasit marrin në kontroll fushën duke dominuar me disa raste, por portieri Benaglio shmangu golat.
90’ e kohës së rregullt përfunduan me rrjeta të paprekura duke i lënë vendin 2 pjesëve shtesë. Pjesa e parë e shtesës u mbyll pa rezultat, teksa të dy ekipet shfaqën shenja të qarta lodhje në fushë. E ndërsa në fundin e shtesës së dytë trajnerët po bënin gati listën e futbollistëve që do të gjuanin penalltitë, Lionel Messi përfiton nga një rreshtim gabuar i mbrojtjes zvicerane duke dhënë një asist për Di Marian që dërgon topin në rrjetë 2’ nga fundi.
Minutat e fundit kanë qenë tepër drithëruese për argjentinasit, pasi zviceranët nuk u dorëzuan, Xhemaili goditi shtyllën, ndërsa vetëm pak jashtë zonës së 16-shes, Shaqiri me një gjuajtje nuk mundi të çajë murin mbrojtës të amerikano-jugorëve duke i dhënë fund Botërorit për Zvicrën.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4565
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45