Argjentina, ndahet nga i dashuri, pozon si një zonjë e viteve ‘60

Argjentina, ndahet nga i dashuri, pozon si një zonjë e viteve ‘60
Këngëtarja kosovare, Argjentina Ramosaj, i ka dhënë fund lidhjes së saj me biznesmenin nga Kosova, Valon Hotin. Ajo nuk ka preferuar ta komentojë këtë fakt, duke pohuar se dëshiron ta mbajë për vete. Megjithatë ky fakt nuk e ka mërzitur bukuroshen Kosovare, e cila ka pozuar së fundmi si një zonjë e viteve 60. Ajo do të jetë pjesë e sfilatës së ‘Modë dhe Art”, që do të zhvillohet në Kosovë. Këngëtarja përveç pasionit që ka për këngën, është duke vazhduar studimet edhe për design dhe së shpejti mund të jetë një nga stilistet e njohura të Kosovës. Ajo konkurrron gjithashtu edhe në Top Fest 9 me këngën “ Si shiu”, një prodhim i Threedots Production.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën