Argjentina kualifikohet në 1/8 e Botwrorit Rusi 2018 me dorën në zemër në Shën Petërburg. Goli i Marco Rojo në minutën e 86 të takimit riktheu amerikano-latinët në lojë për një vend në fazën tjetër.

Fati i solli edhe një mundësi tjetër dhe Argjentina duhet ta shfrytëzonte me çdo kusht. Bardhekaltërit gjetën rrugën e rrjetës që në minutat e para me anë të Lionel Messit. 

Afrikanët barazuan shifrat në minutën e 49 me penallti të realizuar nga Moses duke shuar momentalisht shpresat e Argjentinës për kualifikim. Por goli i Marco Rojo në minutën e 86 të takimit iu dha kualifikimin amerikano-latinëve në 1/8 e Kupës së Botës.