Kampionia e botës në fuqi, Argjentina, ka dhënë sinjale se do të jetë sërish pretendente për Botërorin që nis të enjten në Meksikë-Kanada dhe Amerikë. Albicelestët fituan me lehtësi 3-0 edhe miqësoren e dytë, që vlen për fazën përgatitore. Pas Hondurasit rival ishte Islanda, që në Amerikë rezistoi vetëm 8 minuta. Mesfushori Valentin Barco zhbllokoi shifrat pas një këmbëngulje në zonë.

Në pjesën e dytë Lionel Scaloni aktivizoi titullarët te Argjentina dhe në minutën e 70 Lautaro Martinez fitoi një penallti që u kthye në gol nga Lione Messi.

Në minutat e fundit të sfidës, Argjentina që mban numrin 1 në renditjen e FIFA-s, realizoi edhe golin e tretë me Almada-n, duke vulosur shifrat përfundimtare të kësaj miqësorje.

Në miqësoren tjetër para nisjes së Botërorit mes Arabisë Saudite dhe Senegalit nuk ka patur fitues dhe gola, pasi është mbyllur me rezultatin 0-0.