Argjentinasi Mascherano i jep
lamtumirën Barcelonës, drejt Kinës

Argjentinasi Mascherano i jep<br />lamtumirën Barcelonës, drejt Kinës<br>
Javier Mascherano zyrtarisht nuk është më pjesë e Barcelonës. Pas 8 sezonesh, asgjentinasi ka vendosur të shkëpusë marëdhëniet me klubin katalanas.

Lajmi është dhënë nga shoqëria katalanase nëpërmjet një komunikate, ndërsa destinacioni i mbrojtësit argjentinas do të jetë drejt Kinës, pasi të firmosë për Hebei Fortune. Klubi do të organizojë edhe një takim homazh për mbrojtësin argjentinas, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti Josep Maria Bartomeu, si edhe e gjithë skuadra e parë.

Përshëndetja me skuadrën do të bëhet përpara fillimit të takimit të Kupës së Mbretit, kundër Espanyol. Mascherano u bë pjesë e Barcelonës në vitin 2010, pasi u largua nga Liverpool dhe gjatë kohës që ishte pjesë e Barcelonës ka fituar shumë trofe me fanelën e katalanasve, mes të cilave edhe Champions League.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike