ARGJENTINË - Të paktën 9 persona kanë humbur jetën, si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një magazinë në Buenos Aires të Argjentinës. Ata kanë mbetur nën rrënojat e një muri që është shembur si pasojë e flakëve të shumta.
Mes viktimave janë 7 zjarrfikës dhe dy pjesëtarë të ndihmës së shpejtë argjentinase. Më pas, skuadrat e shpëtimit nisën kërkimet në zonë për të gjetur viktima të tjera që mund të ishin përfshirë nga flakët.
Disa nga personat e ndihmës së shpejtë kanë mbetur të plagosur rëndë nga ky zjarr dhe sipas sekretarit të sigurisë vendas, Sergio Berni, ata janë duke `luftuar` për jetën.
Për shuarjen e zjarrit, gjatë natës së mbrëmshme, janë dashur disa orë dhe janë mobilizuar 10 skuadra zjarrfikëse. Ndërkohë thuhet se shkaqet e tij janë ende të panjohura.
Magazina ishte e shekullit të 19-të dhe në të mbaheshin dokumentet e arkivit të një banke, në lagjen jugore të Barracas.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com