ARGJENTINË - Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez, iu nënshtrua një operacioni për hematomë në tru ditën e martë. Sipas zëdhënësit të saj, operacioni shkoi mirë dhe pa komplikime.

Operacioni i cili zgjati gati dy orë, u krye të martën në mëngjes në Favaloro Foundation's University Hospital në Buenos Aires. Doktorët zbuluan hematomën në tru gjatë një kontrolli të përgjithshëm mbi presidenten Fernandez më 5 tetor.

Zëdhënësi i presidentes, Alfredo Scoccimarro tha se hematoma ishte e lidhur me një incident që pësoi Fernandez në kokë gjatë muajit gusht. Ishin të shumtë mbështetësit e partisë në fuqi të cilët u mblodhën poshë spitalit duke u lutur për shëndetin e saj.


(v.gj/shqiptarja.com)