ARGJENTINË – Prokurori Alberto Nisman që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, kishte planifikuar një urdhër arresti për Presidenten e vendit, Cristina Fernandez de Kirchner.

Sipas hetueses së çështjes, Lead Viviana Fein tha se në kazanin e plehrave në shtëpinë e prokurorit të vdekur u gjetën dokumente që planifikonin arrestimin e Presidentes. Prokurori Nisman u gjet i vdekur me një plumb në kokë në banesën e tij në Buenos Aires muajin e kaluar.

Hetuesit nuk e kanë vendosur ende nëse ai kishte vrarë veten apo ishte vrarë. Prokurori Alberto Nisman po hetonte bombardimin e një qendre hebraike në Buenos Aires në vitin 1994 ku u vranë 85 njerëz.

Pak orë përpara se të vdiste, prokurori do të dëshmonte në Kongres kundër Presidentes Fernandez, të cilën e akuzonte se kishte mbuluar përfshirjen e Iranit në sulmin e vitit 1994.

Presidentja argjentinase, Fernandez ka mohuar akuzat, kurse Irani ka mohuar përfshirjen në sulm.


(v.gj/shqiptarja.com)