Arien Robben mendon të
largohet nga futbolli

Arien Robben mendon të<br />largohet nga futbolli
Holandezi Arjen Robben mendon tërheqjen nga futbolli.

Sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit në karrierën e sulmuesit holandez i cili pritet të varë këpucët në gozhdë vetëm disa muaj pasi të ketë mbushur 34-vjeç.

Robben aktualisht ka dhe një vit kontratë me Bayern Munich, por ish-lojtari i Real Madridit dhe Chelseat, në një intervistë ka lënë të kuptohet se sezoni 2017/18,  me shumë mundësi do të jetë i fundit në karrierën e tij të gjatë.

“Karrierës sime po i vjen fundi dhe më duhet të pajtohem me këtë”, ka thënë Robben.

“Nga dita në ditë jam duke menduar se çka do të bëj pas mbylljes së karrierës. Momentalisht jam i relaksuar dhe nuk po shqetësohem për asgjë, por të shohim ndoshta do t’i jap fund në vitin tjetër”, ka përfunduar holandezi.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria