Arjen Robben kritikon Bayernin
 pas humbjes në Superkupë

Arjen Robben kritikon Bayernin<br /> pas humbjes në Superkupë
Arjen Robben ka pranuar se Bayerni duhet t’i gjejë përgjegjësitë te vetja për humbjen e pësuar në Superkupën e Gjermanisë kundër Wolfsburgut, holandezi ka realizuar golin e avantazhit për kampionët në fuqi të Bundesligës. Por kjo nuk ka mjaftuar për t’i dhuruar fitoren bavarezëve, me Nicklas Bendtner që ka barazuar kur kishin mbetur edhe 60 sekonda nga koha e rregullt.
 
Ndeshja ka shkuar me penallti dhe Wolfsburg ka fituar 5-4, me Xabi Alonson që ka gabuar për Bayernin. Robben nuk e ka fshehur zhgënjimin për këtë humbje duke theksuar se ekipi i Guardiolës duhet të bëjë një analizë të detajuar për të gjetur arsyet e këtij dyshimti, që ka qenë i treti radhazi për Bayern në Superkupën e Gjermanisë.   
 
“Jam shumë i zhgënjyer”, ka thënë sulmuesi në faqen zyrtare të klubit. “Ky është futbolli, gjithçka mund të ndryshojë në një minutë, por duhet të jemi shumë kritikë ndaj vetes sepse duhet ta kishim mbyllur më parë ndeshjen. Kemi pasur rastin për të shkuar 2-0 dhe fitorja do të kishte qenë e sigurt”. 

Jerome Boateng, mbrojtësi i Bayern, e ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e skuadrës së tij edhe pse ka pranuar se bavarezët kohët e fundit janë treguar shumë të pasaktë para portës dhe kanë gabuar në  mbrojtje. “Nuk mund të pësosh gol në minutën e fundit”, ka thënë Boateng. “Por, në përgjithësi, ne kemi dominuar ndeshjen dhe kemi qenë skuadra më e mirë”.
 
“Është për të ardhur keq që kemi humbur, por mendoj se kemi kohë të mjaftueshme në dispozicion për t’u përmirësuar dhe për të eliminuar gabimet”,- ka përfunduar mbrojtësi i kombëtares gjermane. Bayern do ta fillojë mbrojtjen e titullit në Bundesligë më 14 gusht kur do të presë në shtëpi Hamburgun./ Telesport/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë