Arkeologu Fatos Tartari: E vërteta
për varret ilire? Kanë vlerë historike

Arkeologu Fatos Tartari: E vërteta<br />për varret ilire? Kanë vlerë historike
Arkeologu i njohur durrsak Fatos Tartari tha për Report TV se ndihet i shqetësuar nga fakti që gjatë gërmimeve për Velierën në Durrës po kontaktohen objekte të rëndësishme arkeologjike.
 
"Për mua si qytetar i Durrësit dhe si specialist i arkeologjisë që është marrë gjithë jetën e tij me nëntokën e Durrësit, kjo përbënte një segment të veçantë ku janë disa dëshmi historike. Durrësi ka një zhvillim të pandërprerë urban që të paktën fillon që nga viti i themelimit të saj 627 p.e.s. Në arkeologji studiohet deri në periudhën otomane në vitin 501", u shpreh Tartari.
 
Zbulimi i tri varreve ilire disa ditë më parë në krah të Velierës, sipas Tartarit thellon argumentin se e gjithë zona paranë Torrës Veneciane duhej të ishte ruajtur e paprekur, sepse ka qenë projektuar si Muzeu i Durrësit, ku ndërthuren të gjitha qytetërimet.
 
"Do ishte tamam një muze që do t'i paraqiste studiuesit të gjithë dokumentacionin Venecian. Do të ishte një muze nga më të rrallët në Adriatik dhe Jon për arsye se ky dokumentacion i depozituar në arkivat e Venedikut  ose të Vatikanit ose në qytetet Italike për Durrësin nga një rëndësi të veçantë nga shekulli i 13 në shekullin e 15", tha për Report Tv Tartari.
 
Ndërsa arkeologu Eduart Shehi që monitoron punimet në këtë projekt ka deklaruar se varret, që “datojnë nga shekulli i shtatë deri në shekullin e  13-të, nuk kanë ndonjë objekt dhe vlerë të veçantë ngaqë u përkasin njerëzve të thjeshtë”. Arkeologu Tartari është në kundërshtim me deklaratën e Shehit.
 
"Kur thoni vlerën, ju thoni vlerë monetare, vlerat janë pikërisht këto: Dëshmi autentike historike që po t'i rrënonin që po t'i zhdukësh do të thotë që Durrësit do ta shndërrosh në një qendër të thjeshtë tregtare, të parëndësishme, pa këto kulme të rëndësishme që ai ka shfaqur të ndryshme të historisë së tij", tha arkeologu  Tartari.
 
Pas zbulimit të varreve ilire kamera e Report TV sjell dëshmi të njërit prek këtyre varreve, që është ende i pagërmuar, ndërsa 2 prej tyre janë mbledhur për t’u konservuar e dokumentuar në Institutin Arkeologjik.

Siç shihet edhe nga pamjet, krahas ndërtimeve ka nisur edhe puna e arkeologëve për të gërmuar e dokumentuar objekte që po dalin në zonën arkeologjike ku ka nisur ndërtimi i Velierës. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)




 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë