Arkeologu Zahi Hawass: Kam zbuluar misterin më të madh të Egjiptit të Lashtë, di ku është varri i Kleopatrës

Arkeologu Zahi Hawass: Kam zbuluar misterin më të madh të Egjiptit të Lashtë, di ku është varri i Kleopatrës

Cleopatra dhe arkeologu Zahi Hawass

Pas shekujsh të tërë, arkeologu Zahi Hawass është shprehur i bindur se ka zbuluar misterin më të madh të Egjiptit të Lashtë. Hawass është shprehur se ai e di se ku është varri i Kleopatrës, mbretëreshës së fundit egjiptiane që jetoi midis viteve 69 dhe 30 p.e.s.

Gjatë një konference për shtyp në Palermo të Italisë, arkeologu tha se kishte identifikuar vendin e varrit, rreth 30 kilometra nga Alessandria.

"Kemi shpresa se do të gjejmë mumjen e Kleopatrës dhe atë të Mark Antonit. Unë besoj se ata u varrosën së bashku në një varr të vetëm", ​​tha Hawass.

Sipas tij, ai ndodhej shumë pranë gjetjes së varrit të mbretëreshës së fundit të Egjiptit, pasi ishte bazuar në të gjitha hieroglifet që kishte gjetur lidhur me Kleopatrën.

 "Unë jam shumë afër: me të vërtetë mendoj se kam gjetur atë. Tani dimë se ku të shkojmë pikërisht për të gërmuar," e mbylli arkeologu i njohur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?