Arkitekti shqiptar krijon nCycle
 e-biçikleta elektrike që paloset

Arkitekti shqiptar krijon nCycle<br /> e-biçikleta elektrike që paloset
Në Shqipëri biçikletat nuk e kanë jetën aq të lehtë. Brishtësia e tyre është gjithnjë në kërcënim nga arroganca e makinave, e megjithatë biçikletën më të bukur elektrike për një ndërmarrje italiane dhe porositës të tjerë rëndësishëm evropianë e ka vizatuar pikërisht një arkitekt shqiptar: Marin Myftiu.

“nCycle”, kështu quhet dhe ende nuk ka dalë në treg: paloset në dy sekonda, timoni shndërrohet në dry dhe ka një zemër dixhitale. Gjeniale. E-Bicikleta e projektuar nga Myftiu po prodhohet këto ditë në qytetin e vogël të Carpit, në veri të Italisë dhe format e saj duket se kanë marrë menjëherë zemrat e të apasionuarve. Media italiane i ka kushtuar vëmendje dhe pritet me emocion dalja e saj në treg.

ncycle biciklet

Eshtë aq e bukur, sa të vjen keq ta nxjerrësh në rrugë, por në të vërtetë është një gjenialitet funksional: Çdo gjë është menduar që të dialogojë me tablet dhe smartphone, timoni, përveç dritave led, ka dhe dy altoparlantë Bluetooth, shndërrohet dhe në dry duke shmangur që çiklistët të marrin me vete zinxhirë apo të tjera masa për ta kyçur. Mund të paloset për dy sekonda, gjë që e bën unikale në mes të biçikletave të tjera elektrike që janë në treg.

Marin Myftiu, pasi e kishte vizatuar, kërkonte një ndërmarrje për ta realizuar dhe e gjeti atë në Carpi, firmën italiane Ncs, me të cilën po krijon këtë mrekulli mbi dy rrota.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë