E ndërtuar në vitin 2012,ndërtesa gjigande në formën e një peshku ,duket sikur po noton në mes të ajrit.

Ajo është quajtur “Ndërtesa prej Peshku”.

E gjatë prej  1,920 metra  kjo strukturë ishte e dizenjuar në këtë formë nga Qendra e Departamentit të Punëve Publike në Indi për një arsye shumë të thjeshtë, sepse puna që bëhet brenda ka të bëjë me peshkimin.

Si kreu i departamentit  të peshkimit, Hyderrabad donte që kjo ndërtesë të ishte unike. “Është një ndërtesë gjigande veçanërisht  për një zyrë qeverie”  tha Shri Siddhartha menaxheri i NFDB ( Departamenti i Bordit të Peshkimit).


(Ndërtesa prej peshku në Indi)

Imazhet e kësaj ndërtese janë bërë virale,dhe konsiderohet si një ndër shembujt më të mëdhenj të arkitekturës mimetike.