Arkivat/ Si i vari Ahmet Zogu
shokët e Luigj Gurakuqit

Arkivat/ Si i vari Ahmet Zogu<br />shokët e Luigj Gurakuqit
TIRANE - Në ditët e para të qershorit 1923, Mark Milani së bashku me Babun Celin, Zef Delinë, Vuksan Lekën dhe disa vullnetarë të tjerë të Shoshit ballafaqohen për 4-5 orë me pushkë me forcat operacionale të Prengë Jakut, që kishin si drejtim lëvizjeje rrugën Mali i Shoshit- Kodër Shengjergji (A.Q.SH.Fondi 252 dos. nr 4.12.dt.07.06.1923. Në zgjedhjet elektorale të vitit 1923, Mark Milani përkrahu pa rezerva Luigj Gurakuqin, i cili kandidoi dhe fitoi për opozitën në Dukagjin Mark Milani së bashku me Babun Celin kanë qenë shoqëruesit më besnik të tij (Mark Bregu “Arbëria ime shkrime historike publicistik Tir. 2006. fq 135).

Mark Milani, i lundur në vitin 1890 vinte nga një familje patriotësh. Ai qe kushëriri i Lulash Balës dhe nipi i Vuksan Nikë Lulës, që u internuan dhe vdiqën në Torobullus nga turqit në vitin 1872(AQSH .F.Nr.3.1930 D.Nr.4). Lulash Bala ka qenë një nga protagonistët kryesorë në luftë kundër Turgut Pashës në korrik të vitit 1910 në Qafën e Agrit, luftëtar i pararojës së forcave dukagjinase në Kryengritjen e Malësisë së Madhe më 1911, që u shqua edhe në luftën kundër malazezëve në vitin 1915 në qafën e Boshit, duke qenë dëshmitar i tri betejave historike që shkruan me gjak malet e Dukagjinit.

Mark Milani së bashku me Babun Celin, Zef Delinë, Ukë Stakën, Dede Ndoun e Mark Ndoun, qenë përkrahës të Princ Vidit dhe të thirrur nga Ndokë Gjeloshi dhe kanë luftuar për mbrojtjen e tij nga sulmet e forcave rebele turkomane të Shqipërisë se Mesme. Po kështu edhe kur në Shkodër plasi një sherr i madh banal mes “Mallatares së kapelës” dhe “Sorrës së flamurit” (Sejfi Vllamasi, ”Ballafaqimet politike në Shqipëri”1912-1939, fq. 133) në vitin 1918, Mark Milani së bashku e 30 burra të tjerë nga Shoshi, kryen një aksion për nxjerrjen e armëve që i kishin strehuar italianët në ambientet e Kishës së Shoshit, duke ditur se prifti(Patër Pali) konsiderohej si person i paprekshëm sipas Kanunit. Aksioni nuk ishte kundër kishës së shenjtë, por kundër të huajve që kishin dhunuar shtëpinë e Zotit.

Mark Milani ka qenë një nga luftëtarët e vendosur të kryengritësve të Dukagjinit që në mbrëmjen  e 29 majit 1924, kur sulmua dhe  mor qendra e rrethit në Kodër Shëngjergji. Në Dukagjin u shqua në  sulmin  e furishëm mbi Prefekturën e Shkodrës, natën e  31 majit( Camillo Libardi. ”Si u bë mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu”, Tiranë, botim i vitit 1912, fq. 34). Luftimet vazhduan gjithë natën dhe në orët e para të mëngjesit nga Gjelosh Marku i Shalës vritet komandanti i Qarkut Ferid Frashri[1], i cili vazhdonte të qëndronte trimërisht.

Vrasja e Ferid Frashrit shënoi marrjen e Prefekturës Shkodër, ndërsa më 8 qershor 1924, Mark Milani së bashku me shokët e tij kryengritës të prirë nga Ndokë Gjeloshi në orën tre pas mesnate vazhduan sulmin drejt Lezhës. Luftimet qenë të ashpra, zgjatën 4 orë dhe përfunduan me fitoren e kryengritëseve. 13 vullnetarë gjetën vdekjen dhe 6 të tjerë u plagosën (“Ora e Maleve”, 16 qershor 1924). Mark Milani u shqua si eksponent i veçantë i kryengritjes antizogiste të nëntorit 1926. Ai së bashku me Zef  Delinë nga Prekali dhe Prelë  Ndokën nga Pepajt, të cilët këputën linjën telefonike një natë para se të fillonte Lëvizja e Dukagjinit.

Pas kryengritjes Mark Milani u arratis dhe u dorëzua në besë të Hasan Bek Bushatit, i cili e dërgoi përpara gjyqit politik, duke u mburrur se armikun e rrezikshëm të qeverisë shoqëruesin e Luigj Gurakuqit, së bashku me dy bashkëluftëtarët e tij me të ngushtë Babun Celi e Zef Delia e kishte kapur në male dhe kishte sjellë përpara drejtësisë (Camillo Libardi. ”Si u bë mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu”, Tiranë, botim i vitit 1912, fq. 34).
 
PROTESTON PARIA E DUKAGJINIT: POPULLI NUK E DO QEVERINË!
 
Natën e 19 nëntorit 1926, Mark Milani, Zef Delia e Babun Celi dhe Kryeparikët e Dukagjinit iu patën drejtuar Nënprefektit Lin Delia, në Kodër Shëngjergji duke i thënë: -Populli është ngritur në këmbë kundër Qeverisë të cilën nuk e do. Merr xhandarët postës dhe nëpunësit e rrethit dhe nisu për në Shkodër. Jeni në besën tonë. Dhe askush nuk do guxojë t’u dalë përpara dhe t’u marrë armët, as t’u zhburrëroj.

Kështu u nis për në Shkodër nënprefekti Lin Delia dy orë para agimit të 20 nëntorit 1926, i shoqëruar nga Pjetrush Ndoja, i cili e përcolli atë dhe njerëzit e tij deri në Urë të Shtrejtë Camillo Libardi, ”Si u bë mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu”, Tiranë, botimi i vitit 1912, fq. 78). Kur u rrethua Poskomanda e xhandarmërisë tek Ura e Mesit pas luftimeve të ashpra nga brenda u dëgjua thirrja në dorën tande, e të zotit Vas Kiri. Ky që thirri ishte Fiqir Dinja zv/Komandanti i xhandarmarisë shkruan në kujtimet veta Kamiljo Libardi: ”Errësira kishte mbulue dhenë dhe rruga ishte lirë me hy në qytet, ku s’kish ndonjë fuqi qeveritare.

Po çuditërisht, ata qëndrojnë në vend. Ndoshta ata prisnin që të ngrihej qyteti… Në anën tjetër, posta e xhandarmërisë, me 3-4 vetë të parisë së Shkodrës dhe zv. komandantin e Xhandarmerisë Fiqiri Dinen vazhdojnë qëndresën. Më në fund fillojnë bisedimet për dorëzimin e tyre. Merret vesh se brenda janë disa nga paria e Shkodrës. Ndalet pushka dhe vendoset me i përcjellë të gjithë në Shkodër. Në këtë kohë një xhandar gjuan e vret nga brenda portës djalin e Vojvodës së Shalës(Kolë Binakun) që gjendej përpara portës. Ky i fundit duke thirrë “më prenë në besë”, “don me sulmue kullën”.

Malësorët ndahen në dysh, pro dhe kundër. Atëherë Mark Milani, dhe Babun Celi, dy burra me autoritet, hidhen në mes e deklaruan: ”Këtu janë paria e Shkodrës. Ata që kanë të bajnë me ta, kanë të bajnë me ne”. Kështu fashitet ngjarja dhe paria bashkë me xhandarët dhe Fiqiri Dinën përcillen për në Shkodër shëndosh e mirë të armatosur dhe pa u hyrë  ferrë në këmbë (Kolonel Faik Quku, “Qëndresa shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore”, fq. 37. Zef Harapi, “Dukagjini, historia dhe etnografia”, Studime 1940, fq. 218)

GJENEVË 1927
 
Gazeta “Liria Kombëtare” e Gjenevës në artikullin e saj të datës 9 mars 1927 shkruante ”Tre të vrarë dhe nji në plumb”: Duke vazhduar veprën e tij antipatriotike dhe çnjerëzore gjyqi  Shefik Shatkos dënoi me vdekje
1-Mark Milanin
2- Babun Celin, 
3-Zef Delinë
4- Çun Sokol Marashin, të akuzuar si autorët kryesorë të Kryengritjes së Dukagjinit. Denimi i tre të parëve,  në Shkodër duke i varur në litar.Të katërtin e vranë me plumb mbasi kishte qënë xhandar.
Veç këtyre u denuan:
5-Pjetër Kola  Dushman 101 vjet
6-Sokol Bala  Dushman 101 vjet
7-Ndue Caci                  5 vjet
8-Mark Alasi                 5 vjet
9-Keqan Lulashi            5 vjet

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë