Arkivit të Kadastrës së Lushnjës i vihet kyçi! Lame: Çdo gjë online! Në Tiranë e Durrës deri tani 5.5 mln dokumente të skanuara

LUSHNJË- Arkivit të dokumenteve të Kadastrës së Lushnjes i është vënë kyçi pasi tani më të gjitha dokumentet janë të digjitalizuara e mund të merren me vetëm një klikim nga portali online e-Albania. Drejtori i Kadastrës, Artan Lame u shpreh se digjitalizimi në Lushnje ka përfunduar totalisht. Në total në këtë bashki janë 1,5 mln dokumente të skanuara në 122 Zona Kadastrale.

“Me krijimin e Qendrës së Kadastrës Digjitale, procesi i digjitalizimit përfundoi për Bashkinë Lushnje. Ky proces nënkupton skanimin e të gjithë referencave të të gjithë pronave në këtë qytet, administrimin e tyre në server digjital me qëllim ruajtjen dhe transparencën e informacionit. U bë në të njëjtën kohë skanimi i Kartelave fizike në volumet Kadastrale, ku këto kartela dhe dokumentacioni teknikoligjor i skanuar ju nënshtruan proçesit të Digjitalizimit.

Kartelat e digjitalizuara janë importuar ne sistemin multifunksional, në të cilën pasqyrohet, jo vetëm veprimi i fundit aktiv i pronës por i gjithë historiku i saj. Volumi i punës që nënkupton ky proces është vërtet impresionant. Mjafton të themi që vetëm për Lushnjen u përpunuan:122 Zona Kadastrale; 710 Volume; 92.000 referenca pasurish; 163.000 kartela pasurie të digjitalizuara; 1,5 milion dokumenta të skanuara”, deklaroi Lame.

Duke u ndalur të Tirana e Durrësi, 2 bashkitë më të mëdha në vend, përfshirë këtu edhe Krujën e Kavajën, Lame njoftoi se janë skanuar deri më tani 5.5 mln dokumente, ose gjysma e arkivit.Nisur nga problemet e mëdha që qytetarët kanë hasur me pronat, Lame theksoi se ky hap ëhstë shumë i rëndësishëm pasi çdo ndryshim më i vogël lë gjurmë në sistem.

“Qytetarët nuk do kenë më përballë Kadastrën, por do kenë një sistem i cili në arkivat e veta digjitale i ka të gjitha transparente, dhe me një klik do të kesh shkresën e pronës në telefonin Tuaj. Faza e radhës do të jetë përfundimi i këtij procesi për Durrësin (përfshirë dhe Kavajën) dhe Tiranën (përfshirë dhe Krujën), ku deri tani është kryer skanimi i rreth 5,5 milion dokumenteve, ose rreth 50% e të gjithë volumit të punës. Siç e shihni bëhet fjalë për shifra shumë të mëdha, që kërkojnë edhe trajtim po kaq voluminoz. Mjafton të themi që çdo ditë në Qendrën e Kadastrës Doxhitale dixhitalizohen 4000 kartela dhe skanohen rreth 54.000 dokumenta pronësore", tha Lame. 

Ky proces do të vijojë me Tropojën, tha Lame,  për shkak të fluksit të madh të kërkesave për agroturizëm.

"Brenda këtij viti ky proces do të përfundojë edhe në Bashkinë e Tropojës. Duket si një Bashki periferike, por të mos harrojmë që perspektiva turistike e ka kthyer në një qendër me shumë kërkesa dhe nevoja", u shpreh Drejtori i Kadastrës.

Në fund, Lame sqaroi se ky proces i sjell disa të mira qytetarit, si rrit saktësinë e informacionit të marrë, rrit shpejtësinë e dhënies së shërbimit dhe mbi të gjitha rrit sigurinë e pronës.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Den: 30/10/2022 10:47

    Vere ķyçin sa te duash,vetem sa rrit çmimin e korupsionit, Nuk ka shans te ndodhe ndryshe nga eksperienca ime personale,4 vjet per nje leje ndertimi per 150 m2 me aplikoi noteri per nje rifreskim prone,nuk e mori kurre pergjigjen.Po nuk pagove kurre nuk merr sherbim. Por keta trimar bejne sikur nuk e dine kete fenomen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale