Arlind Ajeti i pafat, i bën të
dyja, gol dhe autogol/ Video

Arlind Ajeti i pafat, i bën të<br />dyja, gol dhe autogol/ Video
Arlind Ajeti ishte protagonist në ndeshjen që Torino zhvilloi përballë Pescara dhe fitoi 5-3.

Shqiptari i bëri të dyja, shënoi në portën kundërshtare, por edhe në portën e tij më pas.
 
Fillimisht mbrojtësi realizoi golin e dytë të ndeshjes përballë Pescara, nga tre rrjeta që u prekën në pjesën e parë të sfidës.
 
Pas një krosimi dhe rrëmuje në zonë, Ajeti ka përfituar më se miri duke gjuajtur dhe ndalur topin në rrjetë.
 
Ky është goli i dytë i shqiptarit në Serie A, pasi të parin e shënoi edicionin e kaluar me Frosinone.
 
Por festa u sfumua në pjesën e dytë, pasi Ajeti shënoi autogol duke ngushtuar shifrat e ndeshjes, por pa vendosur në rrezik fitoren.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos