Arlind Isa në 'Studio Live': Artan Grubi mund të jetë në Kosovë! Ilir Aliaj: Listat e non-gratave do shtohen! Këmbana për ata që duan të dëgjojnë në Shqipëri

TIRANË - Analistët Ilir Aliaj dhe Arlind Isa diskutuan në ‘Studio Live’ zhvillimet e fundit në rajonin tonë që lidhen me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe të ardhmen e luftës në Ukrainë.

Aliaj theksoi mundësinë që Kina të rifusë në bisedime pretendime historike territoriale ndaj Rusisë, që datojnë që nga shekulli XIX. Nga ana tjetër, Rusia, në përpjekje për të rifituar qasjen në ekonominë ndërkombëtare, duket e gatshme për një marrëveshje paqeje, edhe pse jo në kushtet që dëshiron. Ukraina, sipas tij, mbetet larg anëtarësimit në NATO në të ardhmen e afërt.

'I jep mundësi Kinës të kthejë në bisedime disa gjëra të vjetra të shek. XIX, kur Rusia mori disa territore nga Kina dhe Kina nuk e ka njohur. Rusia e interesuar me ardhjen e Trump që të ketë akord paqeje dhe të rikthehet në financat dhe ekonominë ndërkombëtare duke bërë akord paqeje. Sipas informacioneve që kam nuk do jetë akord paqeje si e dëshiron Moska, por do bëhen lëshime për të lëshuar luftën. Ukraina nuk do bëhet ndonjëherë së shpejti anëtare e NATO-s.'

Isa analizoi futjen e një zyrtari të Maqedonisë së Veriut në listën non grata të SHBA-së, duke përmendur akuzat për korrupsion madhor dhe përfshirjen në një skandal prej 8.2 milionë eurosh në lotarinë shtetërore. Për Bosnjen, ai përmendi Milorad Dodik, i cili që nga viti 2017 cilësohet si një figurë destabilizuese me lidhje të forta proruse dhe rrjete biznesi që mbështesin agjendën e tij.

'Ka pikëpyetje për vendodhjen e Grubit. Një element i Maqedonisë së Veriut futet në listën e zezë. Nuk ka përgjigje ku ndodhet. Mund të ndodhi në Kosovë. Ka dhe alternativa të tjera. Pasditen e sotme ministri i Drejtësisë u pyet nga gazetarët. U tregua shumë i kujdesshëm sepse tha do bashkëpunojmë me institucionet e vendeve partnere. Ka hedhur poshtë tymnajën e institucioneve e Maqedonisë së Veriut. U fut në listën e zezë, non grata nga DASH. Janë dy çështje, çështja e hapur në ndërhyrjen dhe veprimet korruptive siç pretendohet nga Prokuroria shtetërore, në lotarinë shtetërore. Dëm 8.2 mln euro me veprimet në këtë çështje.

U shpall non grata për korrupsion madhor dhe nxirret në pah një ndërhyrje e tij për çështjen ku ishte i përfshirë ish drejtuesi i Inteligjencës në Maqedoninë e Veriut. Në Bosnje, sa i takon rastit si shtet, Dodik, figura më problematika u shpall non grata që në 2017. Dodik cilësohet si një rrjetë sesa një individ. Ka biznesmenë rreth tij që funksionojnë si rrjetë. Biznesmenët që e rrethojnë e ndihmojnë për të vijuar përpjekjet amerikane për pastrimin e figurave. Dodik është pro rus, konservator, shihet si nje element minues i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.'

Alia theksoi se shtimi i emrave në listat non grata është një këmbanë alarmi për ata që janë të përfshirë në korrupsion. Ai vlerësoi qëndrimin e presidentit të ri, i cili është deklaruar hapur për të luftuar kastat e vjetra dhe për të promovuar transparencën dhe drejtësinë.

'Ne shohim që lista po shtohen. Presim emra të rij. Janë këmbana për ato që kanë vesh për të dëgjuar edhe në Shqipëri. Duhet të themi të vërtetën. Disa mund të pretendojnë se do shpëtojnë dhe do kthehen në normalitet, por nuk besoj se do ndodh. Presidenti i ri është një personazh që e ka shprehur haptaz luftën ndaj kastave të vjetra. Duhet kuptuar shumë drejtë dhe saktë. Këmbanë për ato që kanë veshë, ato që s’kanë vesh për të dëgjuar, do shohim për qytetarët e thjeshtë shumë gjëra të bukura.'

Këto zhvillime nënvizojnë rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe ruajtjen e stabilitetit në Ballkan, duke i dhënë përparësi qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mir: 19/12/2024 20:00

    Po ça thua do shtohet lista.... Saliu po pret ta heqin nga lista se è ka mik trampin.

    Përgjigju
  • Noka: 19/12/2024 19:17

    Po në Shqipëri krimineli non grata Berisha pse nuk u arrestua?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Miratohet me 73 vota pro ligjin për anulimin e gjobave, për periudhën 1 janar 2015 - 30 nëntor 2024

Miratohet me 73 vota pro ligjin për anulimin e gjobave, për periudhën 1 janar 2015 - 30 nëntor 2024