Kompania e ndërtimit ‘Arlis’ bëri sot të ditur se ajo ka nënshkruar kontratë me një kompani të specializuar dhe të certifikuar për fasadën e përdorur në pallatin i cili u përpi dje nga flakët e favorizuara pikërisht nga materiali përbërës i paneleve.

“Për të gjitha punimet e fasadës për objektin në fjalë, shoqëria ka lidhur marrëveshjet respektive me shoqëri tregtare, të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, të cilët janë zotuar dhe kanë marrë përsipër të kryejnë me përgjegjësi të plotë ligjore shërbimet e ofruara dhe të kontraktuar.”, bëri të ditur gjatë ditës kompania ‘Arlis’.

Kjo deklaratë vërtetohet edhe nga kontrata që dëshmon se kjo kompani i kishte porositur panelet e fasadës te Shoqëria “ROCKNËORKS”, e cila sipas tekstit të kontratës “garanton se materiali i panelit që do të përdoret do të jetë antizjarr”

Shoqëria ‘Arlis’ thotë se “posedon të gjitha çertifikimet e materialeve sipas standarteve europiane dhe legjislacionit në fuqi, të cilat na janë vënë në dispozicion nga kontraktorët që kanë kryer këto punime”.

Procedurat kërkojnë që çdo aktivitet gjatë procesit të ndërtimit, të kqyret nga një supervizor i pavarur, i përzgjedhur nga kompania e më pas nga një kolaudator, përpara se nga Bashkia të jepet leja e përdorimit.

Kliko këtu për të lexuar kontratën e plotë


Lajmi kryesor:

Katër të arrestuar për zjarrin në pallatin 'Arlis'! Banorët në lot: Moment tragjik, fasada si karton! Kamerat nuk zbulojnë kush i 'ndezi' mbetjet e marketit