Armëpushimi në Siri:Dështojnë
bisedimet mes SHBA dhe Rusisë

Armëpushimi në Siri:Dështojnë<br />bisedimet mes SHBA dhe Rusisë
Pas gati 12 orësh bisedime mes Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry dhe homologut të tij rus Sergey Lavrov në Gjenevë, palët dështuan në arritjen e një marrëveshje për Sirinë.

Objektivi i takimit mes diplomateve ishte gjetja e një pike të përbashkët për të rinisur negociatat për paqe. Por mes tyre ka shumë mendime të kundërta, ndër to theksohet se dy liderët nuk u morën vesh se si të aplikonin armëpsuhimin në nivel lokal në Siri.

“Nuk duam një marrëveshje çfarëdo. Duam të arrijmë dicka më efikase, që i shërben popullit sirian, dhe që të bëjë rajonin më të qëndrueshëm e të sigurtë. Duam që në tavolinën e negociatave në Gjenevë të gjejmë një zgjidhje politike”, u shpreh sekretari i shtetit amerikan.

Uashingtoni dëshiron që të bllokohen që në tokë forcat ajrore siriane ndersa  Moska nuk është dakord. “Kemi rënë dakord në disa fusha specifike në të cilat do punojmë me palët e konfliktit, theksoi ministri i jashtëm rus.  

Mosdakordësia më e madhe mes Uashingtonit dhe Moskës është ajo për fatin e Bashar Al Assad, por në këtë fazë është folur për të ndaluar dhunën. Nga njëra anë SHBA mbështesin forcat rebele që duan të rrëzojnë Assad ndërsa Rusia mbështet qeverinë e këtij të fundit.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni