Armëpushimi në Siri, zgjatet me dy
ditë, rebelët: Pak shpresa për paqe

Armëpushimi në Siri, zgjatet me dy<br />ditë, rebelët: Pak shpresa për paqe
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergey Lavrov kanë rënë dakord për zgjatjen e armëpushimit 7 ditorë të arritur në Siri edhe për 48 orë të tjera.

Njoftimi ka ardhur nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan i Shtetit Mark Toner i cili ndër të tjera ka deklaruar se dhuna gjatë këtyre ditëve në krahasim me ditët e tjera ka rënë në masë të madhe, por siç theksoi ai në disa rajone ende ka probleme ku ka pasur edhe shkelje të armëpushimit.

Sipas tij forcat e regjimit të Assad kanë shkelur armëpushimin përkundër disa grupeve opozitare. Toner i bëri thirrje Rusisë që të rrisë presionin ndaj regjimit të Assad.Ndërkohë në sajë të marrëveshjes së armëpushimit ndihmat humanitare do të shpërndahen këtë të premte.

“Edhe pse sot pritet tërheqja  dhe ndihmat priten nesër.Shpresat janë të pakta” u shpreh një rebel.

Forcat e ushtrisë dhe rebelët akuzojnë njëri-tjetrin për dhunën e shkaktuar në vend.  Dhe ndonëse Rusia lajmëroi tërheqjen e rebelëve  dhe ushtarëve nga rruga Castelo asnjë nga palët nuk e ka respekuar .  

Kjo zonë konsiderohet si pikë e rëndësishme e marrëveshjes. Madje zëra të tjerë pohojnë se  ekziston frika se regjimi i Bashar al Assad do  të përfitojë nga çdo mundësi.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri