Pas refuzimit të Shqipërisë për të shkatërruar armët kimike siriane, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, u shpreh se SHBA dhe vendet aleate po studionin dy mundësi të tjera.
Ai i cilësoi si të pavërteta raportimet se plani për të asgjesuar arsenalin kimik kishte ndaluar në mungesë të një vendi i cili do t’i pranonte.
Sekretari amerikan deklaroi se ONAK kishte kohë deri në fund të vitit për të lëvizur nga Siria armët kimike.
Ai shtoi se momentalisht SHBA ishte në diskutime me dy vende të cilat ofronin kapacitet të plotë dhe respektim të afatit për shkatërrimin e armëve kimike siriane.
Por Kerry nuk bëri të ditur emrat e këtyre vende të cilat ishin dakort të pranonin arsenalin kimik prej 1300 tonësh.
Redaksia Online
(Erin Dini/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com