NJU JORK - Këshilli ekzekutiv i OPCW  ka miratuar sot një plan të detajuar për shkatërrumin e armëve kimike të Sirisë. Në bazë të planit, armët kimike të Sirisë do të transportohetn për shkatërrim, jashtë territorit të këtij shteti, për të garantuar shkatërrim “të sigurt dhe të shpejtë të tyre”, jo më larg se 30 qershori 2014.
 
“E mirëprita vendimin e arritur sot nga Këshilli Ekzekutiv”, tha drejtori i Përgjithshëm i OPCW , Ahmet Ümzücü. “Plani parashikon një udhërrëfyes të qartë. Ai përcakton piketa ambicioze që duhet të plotësohen nga Qeveria e Sirisë. Faza e ardhshme do të jetë më sfiduese dhe ekzekutimi i saj do të kërkojë kohë dhe krjimin e një mjedisi të sigurt për verifikimin dhe transportin e armëve kimike. Vazhdimi i mbështetjes ndërkombëtare dhe ndihmës për këtë përpjekje do të mbetet vendimtar”, tha Ahmet Ümzücü.
"Unë dëshiroj të shpreh vlerësimin tim të sinqertë për të gjitha shtetet që e kanë mbështetur këtë mision, përmes kontributeve financiare si dhe në natyrë," tha Koordinatorja e këtij misioni, Sigrid Kaag.
 
Vendimi i KE-së bën dallimin mes veprimeve të shkatërrimit të armëve "brënda territorit të Sirisë" dhe "jashtë" tij, ndërsa përcakton piketa të ndërmjetme asgjesimi për të arritur eliminimin e plotë të armëve të saj kimike.

Plani parashikon heqjen e të gjitha substancave kimike të deklaruara dhe prekursorëve, përveç isopropanol, nga Siria jo më vonë se 5 shkurti 2014, ndërsa lëndët kimike do të transportohen nga Siria deri më 31 dhjetor të vitit 2013. Armët kimike siriane të deklaruara do t'i nënshtrohet shkatërrimin nga 15 dhjetori 2013 deri në 15 mars 2014 në bazë të një kriteri të caktuar.

Sa i takon procesit të shkatërrimit jashtë Sirisë, Këshilli Ekzekutiv vendosi që ky proces të përfundojë deri më 31 mars 2013, dhe të gjitha materialet e tjera të deklaruara kimike të asgjësohen deri më 30 qershor 2014.

Drejtori i Përgjithshëm i OPCW  do të paraqesë një plan specifik për shkatërrimin e kimikateve siriane jashtë territorit të Sirisë, i cili përfshin dispozita të veçanta për të siguruar përgjegjësi të qartë në çdo fazë për të gjitha kimikatet, si dhe në këtë plan parshikohen datat e synuara, kërkesat për sigurinë dhe garancinë, si dhe shpenzimet.

Në plan nuk përmendet asnjë emër shteti, që do merret me asgjësimin. OPCW dhe OKB verifikuan mbi 60% të municioneve të deklaruara të Sirisë.

Vendimi u mor pasi Shqipëria i dha përgjigje negative shkatërrimit të armëve kimike.

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)