Prej kohësh po qarkullon në rrjet lajmi se Kiara Tito është shtatzënë, por vetë moderatorja nuk e ka konfirmuar asnjëherë. Ditën e sotme ajo kishte ftuar në “Dancing Ëith the stars Fan Club” Armaldo Kllogjerin.
Pak pas nisjes së intervistës, Armaldo ashtu si gjithë kureshtarët, donte të mësonte të vërtetën LIVE për shtatzëninë e Titos, e në emision nuk kanë munguar ngacmimet.
Kllogjeri e uroi Kiarën për shtatzëninë, duke e bërë fakt të kryer. “Doja të uroja për shtatzëninë, nuk e di nëse je apo jo, po kështu thuhet!”- i tha ai Kiarës.
Mirëpo, kjo e fundit e kaloi bisedën menjëherë në një temë tjetër, duke mos e zbuluar sërish se si qëndron e vërteta.